Sipas këtij këndvështrimi, vetëm të bashkuara, opozita dhe Lista Serbe po përpiqen të vijnë në pushtet për t’i mbrojtur marrëveshjet e dëmshme që, ia kanë bërë Kosovës, si dhe për të ruajtur miliardat që pretendohet se i janë vjedhur këtij vendi.
Me një fjalë, për të mbrojtur interesat e përbashkëta të oligarkëve politikë opozitarë, ata janë bërë bashkë për ta mbajtur Kosovën në bllokadë institucionale.
Sipas këtij këndvështrimi, ata e kanë vendosur: ose pushtetin me çdo kusht, ose nuk do të ketë institucione. E kjo, sipas këtij argumenti, do të thotë se kur nuk ka institucione, nuk ka as shtet.
Nëse dikush e vendos interesin e partisë dhe të grupeve të interesit mbi interesin e shtetit, atëherë bllokada nuk është politikë, por strategji për ruajtjen e privilegjeve.
Ndoshta Albin Kurti ka gabuar që i ka trembur me paralajmërimin për konfiskimin e pasurisë së të gjithë atyre që nuk mund ta arsyetojnë prejardhjen e saj. Prandaj janë bërë bashkë, me një zë, për t’i mbrojtur pasuritë e dyshuara dhe për ta mbrojtur njëri-tjetrin.
E gjithë Kosova e di se Dada Lume nuk e lë Daden Rrushë në rrugë të madhe. Nga Kryetarja e Shtetit në një tavolinë me Ganimete Musliun, për nga niveli .
Ndersa përnga dija, i ngjan Linda Morinëns.
Dada Lume nuk e ka hallin nëse Kosova shkon apo jo në zgjedhje. Halli i tij është ta mbajë postin e lëkundur të kryetarit të LDK-së dhe t’ua bëjë qejfin deputetëve të fraksionit të hapur të PDK-së, Avdullah Hotit, Hykmete Bajramit, si dhe ekipit të Dades Rrushe, që t’u arsyetohet grupeve brenda partisë duke u thënë: “Unë jam ai kryetar që shkoj në takime me Kurtin, por bëj ashtu siç thoni ju.”
Këtë ai e bën për ta forcuar besimin te kundërshtarët e PDK-që gjinden brenda LDK-s dhe jashtë saj, me të cilët, sipas bindjes sime, ndan interesa të përbashkëta politike e biznesore, së bashku me Uran Ismajlin dhe Daden Rrushe.
Populli tashmë e di se politika në Kosovë, Shqipëri dhe kudo ku jetojnë shqiptarët është shndërruar në biznes.
Dada Lume po mundohet ta ruajë pozitën e lëkundur të kryetarit, njëkohësisht edhe interesat e krijuara të bizneseve me Daden Rrushë, Uran Ismajlin dhe të tjerët në opozitë. Sipas këtij këndvështrimi, këto interesa ruhen duke e bojkotuar Kosovën, së bashku me Listën Serbe, me qëllim rrëzimin e Albin Kurtit dhe ardhjen e tyre në pushtet pa votë.
Kjo përpjekje e opozitës, së bashku me Beogradin, sipas këtij këndvështrimi, ka për qëllim që me qdo kusht ta rrëzojë Albin Kurtin për ta marrë pushtetin dhe për t’i lehtësuar pasojat e veprimeve opozitare që ju cilësohen si tradhti ndaj atdheut.
Sipas mendimit tim, në shqipen moderne kjo do të thotë: ose e marrim pushtetin, ose do ta çojmë vendin në zgjedhje çdo tre muaj. Kjo bllokadë po shihet dhe po thuhet hapur edhe në mediat e Beogradit, por edhe në disa media në Kosovë.
Dada Lume, alias Abdixhiku, në takimet me Kurtin nuk shkon për ta shpëtuar Kosovën, por për ta shpëtuar veten, me qëllim që përgjegjësinë t’ia lërë Vetëvendosjes, Albin Kurtit dhe Donika Gërvallës, duke thënë: “Unë desha bashkëpunim që vendi të mos shkonte në zgjedhje, por Kurti nuk deshi.”
Ngase opozita po kërkon diçka që nuk e ka fituar me votë.
Prandaj Abdixhiku po kërkon kafshatën që nuk ia zë goja.
Këtë strategji do të duhej ta mësonte Dada Lume nga majmunët e pyllit.
Kam dëgjuar se majmunët, së pari, e matin kafshatën a po ua zë b…a, e pastaj, nëse ua zë, e provojnë te goja.
Nga këto krijesa interesante, edhe pse jetojnë në lisa e male, po cilësohen më të mençura se Abdixhiku dhe opozitarët ta
mësojn matjen e kafshstes …!
Të gjithë jemi të vetëdijshëm se Dada Lume, PDK-ja, Lista Serbe dhe aktorë të tjerë politikë po synojnë zgjedhje me qëllim largimin e Albin Kurtit. E unë u them: shkojmë në zgjedhje, pse jo!
Atëherë do të bindeni se ju, që sot keni nga një grusht deputetësh dhe po i bëni bllokadë vendit, do ta merrni përgjigjen nga votuesi.
Shihemi në zgjedhjet e 27 dhjetorit.
Aty ku do të flasë qytetari.
Aty janë Kosova dhe diaspora.
Shkojmë drejt 81%.
Uroj që edhe LDK-ja ta kalojë pragun.



Burimi/Facebook


Leave a Reply