Nga Avokat Edmond Petraj
Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim, avokatit Saimir Vishaj.
Pas një traume të rëndë dhe një beteje të gjatë me sëmundjen, ai u nda nga jeta në Spitalin e Traumës, duke lënë pas dhimbje te familjarët, miqtë dhe kolegët e tij.
Saimiri ishte një mik dhe koleg që do të kujtohet me respekt e mirënjohje. Ka njerëz që, edhe kur largohen nga kjo jetë, mbeten të pranishëm në kujtimet tona përmes miqësisë, fjalëve dhe gjurmëve që kanë lënë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë komunitetit të avokatëve.
U prehsh në paqe, miku im Saimir!
Lamtumirë dhe mirënjohje për gjithçka që ndave me ne.
Burimi/Facebook


Leave a Reply