Ajo sivjet është shpallur qytetare nderi në komunën ku jeton, Odense në Danimarkë.
Angazhimi në aktivitete humanitare dhe dedikimi i një kohe shumë të madhe atyre që vuajnë sidomos fëmijëve, e ka bërë Irena Krasniqin, shembull në gjithë rajonin.
Tash është në realizim të këngës së saj më të re, e cila përsëri i dedikohet atyre që vuajnë nga sëmundje të rënda.
“Kënga bënë fjalë për një vajzë që e ka një sëmundje të pashërueshme. Dhe gjatë shkollimit, shoqëria në shkollë e ngacmojnë sepse ajo s’mundet të ec vet. Ajo është një 16 vjeçare pastaj që është e suksesshme dhe me personalitet të fortë” tregon Irena për personazhin e këngës së re.
Ajo është e vendosur të ndihmoj dhe të përpiqet t’ua lehtësoj sfidat e jetës njerëzve në nevojë dhe kjo dëshirë burimin e ka në sfidat shëndësore që ajo kishte gjatë fëmijërisë së saj.
“Në vitin 1993 me 4 shkurt, kam lindë shëndosh dhe mirë në Danimark. 5 ditë pas lindjes shëndeti im fillojë të më keqësohet, ndërsa 7 ditë pas lindjes unë jam diagnostikuar me Rygmarvsbrok (Myelomeningocele) ose në shqip bruk në boshtin kurrizor dhe e pata operacionin e parë atë ditë. 13 vjetët e para të jetës sime kam pas operacione të ndryshme, nëpërmjet të cilëve, mjekët në Danimarkë janë munduar të më shërojnë që unë të kem sa më të lehtë jetën. Falë zotit dhe mjekëve këtu, unë sot jam shëndosh dhe mirë” rrëfen ajo fëmijërinë e saj. Dhe gjithë këto kujtime dhe perjetime rreth këtyre 15 viteve më inspiruan të shkruaj tekstin e këngës së fundit, dhe ta bejë donacion për shoqatën e sklerosës” rrëfen Irena, fëmijërinë e saj.
Kënga “Do të bëhet mirë” që iu dedikua shoqatës të sëmurëve me sklerozë u pëlqye shumë. Ajo po punon tash në disa projekte të reja dhe këtë vit do të prezetohet në disa koncerte.
Ajo ka një zë të veçantë dhe me muzikën mendon të merret gjatë.
Këtë angazhim e bënë paralelisht me studimet për këshilltare sociale dhe shumë punëve vullnetare.
“Filllova të merrem me muzikë në Danimarkë në vitin 2005, kur vendosa të jem pjesëmarrëse e një emisioni për talentë në teritorin ku jetoj Odense, këtu unë e zura vendin e parë dhe dhurata kryesore ishte ta bëja një album profesional në Danimarkë, me produkcione mjaft të mirënjohura këtu” shprehet ajo.
Planet e Irenës janë të shumta. Këngën e ardhshme planifikon ta realizoj edhe në gjuhën shqipe. Ajo është shumë positive dhe me vullnet të rrallë.
Thotë “në këtë jetë asgjë nuk është e lehtë. Duhesh të punosh shumë për ti arritur qëllimet tua. Unë kam punuar shumë dhe asgjë s’ka qenë e lehtë. Mirëpo një gjë që unë e dua do të luftoj për ta arritur”.
Nga RevistaPorta
Irena ka fituar çmimin për të huajt që jetojnë në Vollsmose në Odense.
Vollsmose është një pjes-qytet ku jetojnë vetëm qytetarët e huaj.
Kjo nuk e ka fitu qmimin per kejt Odense heheh! 🙂