Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka reaguar pas zhvillimeve në Asamblenë Kombëtare të PS-së, duke kritikuar mënyrën se si u zhvillua mbledhja dhe sjelljen e kryeministrit Edi Rama.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçeku ironizon ndryshimet e qëndrimeve gjatë diskutimeve, përfshirë momentet kur u kërkua mbyllja dhe më pas hapja e kamerave, si dhe debatin për përjashtimin e disa anëtarëve të partisë.
Në reagimin e saj, ajo vë në pikëpyetje aftësinë e PS-së për të drejtuar vendin dhe kërkon dorëheqjen sa më të shpejtë.
Postimi i plotë:
“Dikush duartroket me zell, dikush hiç. Mandej hapet shfaqja, thotë ‘mbylli kamerat’, mandej ‘hapi kamerat’. Mandej thotë ‘ta përjashtojmë’, derisa dikush tjetër ‘ta rishqyrtojmë’.
Nji parti që s’di çka thotë dhe s’kontrollon dot veten e vet, si mundet me drejtu nji shtet? Sa ma parë dorëheqje, aq ma mirë./Zoom.al
Burimi/Facebook/AlbDreams Televizion


Leave a Reply