Nëse shpresat e të PD-se kanë mbetur tek “Aleanca e Qelbësirave” atëherë ajo ka hequr nga vetja edhe tullën e fundit të djathtë sepse konservatore nuk bëhet fjalë!
Ajo nuk është më parti e djathtë!
Nëse shpresa e Partisë Demokratike ka mbetur tek Erion Veliaj atëherë ajo nuk mund ta ketë më as mbështetjen dhe as votën time e besoj edhe të shumë shqiptarëve të tjerë qe duan Shqipërinë mbi gjithçka tjetër!
Thjesht, sepse asaj nuk i mbetet më asnjë element morali të djathtë e konservator!
I mbetem qëndrimit tim të palëkundur se e vetmja e mirë që Edi Rama i ka bërë Shqipërisë është burgosja e Erion Veliajt edhe pse nuk ka asnjë nga akuzat që duhet të ketë!
Vazhdoj të mendoj se nëse Edi Ramën e konsiderojmë e keqja më e madhe e Shqipërise, Erion Veliaj është 700 herë më i pashpirt, më i keq dhe më kriminel se Edi Rama!
Kemi duruar aleancën me të përfolurin e masakrës se Peshkëpisë, të dënuarin me vendim të formës së prerë të konfirmuar deri në Strasburg për përdhosjen e simboleve tona kombëtare dhe njëkohësisht veglën e pistë të falangave të Agimit të Artë e Megalidhese që kërkojnë Vorio-Epirin deri në Shkumbin!
Kemi duruar shuplakën përçmuese që na dhatë duke sjellë në PD e rifutur në Parlament llumin e Lul Bashës ndaj të cilit luftuam kur deshën ta zhdukin opozitën, llum të cilin u munduam ta pastrojmë për 4 vjet me radhë e sot na fyejnë e na përçmojnë!
Nëse ju kërkoni aleancë e bashkoheni me Erion Veliajn e llumin e tij unë do të jem përballë jush, Rames, Veliajt e të gjjthë llumit antishqiptar!
Të kërkosh sot aleancë qelbësirash do të thotë të besosh se shumica e shqiptareve janë të ndotur e të kompromentuar e duke qene te tillë nuk ngelet rrugë tjeter vetëm të pleksesh me të ndoturit.
Unë nuk jam i bërë pis e nuk lejoj të më bëjnë pis!
Numrat me qelbësira nuk bëjnë fuqi përkundrazi ato politikisht të dobësojnë e të fundosin!
Kjo tashmë është e provuar!
Unë besoj se shumica e shqiptarëve janë të ndershëm dhe e duan vendin e tyre por ju janë mbyllur të gjitha rrugët!
Ju vazhdoni kështu nga fitorja në fitorje siç fitoi Luli deri sa u tret në rrymat euroatlantike të Yuri Kimit!
Burimi/Facebook


Leave a Reply