Pas 13 vjetësh në letargji, i doli gjumi Erion Veliajt dhe ngrihet kundër kryetarit të Partisë dhe Kryeministrit Edi Rama.
Për mua nuk është ndonjë çudi kushedi çfarë.
Në Partinë Socialiste Veliaj vjen nga lëvizja G99, e themeluar në vitin 2008.
Kjo forcë politike doli drejtpërdrejt nga drejtuesit e organizatës Mjaft!
Pas shkrirjes së aktivitetit të G99-ës, ashtu si Veliaj, dhe disa aktivistë të tjerë të njohur si “99-shat” në zhargonin politik shqiptar, ajo iu bashkua strukturave të Partisë Socialiste, ku mori poste të larta drejtuese.
Elisa Spiropali ishte një nga figurat aktive të lëvizjes Mjaft! përkrah Erion Veliajt dhe më pas u angazhua në projektin politik të G99-ës.
Sot këta 99-sha e tregojnë veten që janë vërtet 99-ça, siç i thërret populli ata që nuk janë të besës, janë intrigantë dhe përpiqen të përfitojnë sa më shumë në kurriz të tjetrit.
Erion Veliaj, i kyçur në burgun e Durrësit dhe së fundmi në atë të Fierit, janë koordinuar midis tyre për të luftuar PS – në nëpërmjet votimit të mosbesimit të Edi Ramës në Asamblenë e Partisë, duke nxjerrë kthetrat në një rast oportun për veten dhe rasti më i keq për Ramën, që ndodhet nën sulmet e protestave të rrugës.
Harron Veliaj që në zgjedhjet e para me pjesëmarrjen e lëvizjes politike “Mjaft” nuk arriti të marrë asnjë deputet. Për rrjedhojë, pas shkrirjes së aktivitetit të G99-ës, ashtu si Veliaj dhe disa aktivistë të tjerë të njohur si “99-çat” në zhargonin politik shqiptar, ajo iu bashkua strukturave të Partisë Socialiste, ku mori poste të larta drejtuese. Ata u njësuan me lukuninë e qenve, që nuk lehin më, pasi u hedh një kockë.
Me zbulimin e fytyrës së vërtetë, Erion Veliaj dhe Elisa Spiropali morën përgjigjen e merituar si të padenjë për të qenë anëtarë të Partisë Socialiste. Elisa Spiropali edhe më parë kishte kërkuar largimin nga Partia, nëse e shikonin të arsyeshme. Me këtë kërkesë, në mënyrë dinake, ajo i parapriu vendimit të sotëm.
Nga ana tjetër, Veliaj, i izoluar nga komunikimi fizik me mbështësit e tij, përveç avokatit Plaurent Ndreca, i cili pësoi të njëjtin dënim me përjashtim nga radhët e Partisë, larg në Fier, ai e ka më të vështirë komunikimin me mbështetësit e tij dhe merr vendimin kamikaz ( vetëvrasës ) t’i kundërvihet kryetarit të Partisë, e cila i hoqi përfundimisht të drejtën e vendimmarrjes si kryetar i Bashkisë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply