Kur dëgjon se një shqiptar ka arritur rezultate të larta në punën e tij ,nuk mund të mos ndihesh krenar për emrin që mbajmë mbi vete, atë të shqiptarit. Duke ditur se të jetosh në një shtet ku mundësitë në një farë mënyre janë pak sa më të kufizuara,sepse në fund të fundit je i huaj në shtetin ku ti jeton dhe duhet të mesosh dhe të jesh dy herë i ditur ,që të nderojnë dhe të respektojmë. Për hir të së vertetës ne shqiptarët ndjehemi ndonjëherë edhe te poshtëruar në një farë menyre,sepse makineria serbe dhe miqtë e tyre janë munduar me cdo kusht të nënvleftësojnë figuren e shqiptarit të ditur ,të mencur dhe trim,bujar dhe të besës. E këto shqiptar që kanë dalë në krye ,perkrah njerzve më të pregatitur ju është dashur të punojnë jashtezakonisht shumë dhe ndoshta dhe për një kohë të gjatë për të fituar besimin e administratës ku ata punojnë ,të kolegve të tyre të punës. Por kur e kanë fituar këte besim ,pastaj ata kanë ecur përpara ,sepse nuk është e lehtë “të thyesh betonin”. Rezultat e larta në mësime ,rezultat në punën e tyre ,kanë qënë ato që kanë detyruar kolegët e tij që ta vleresojnë dhe ti japin një vend të merituar në komunitetin ku ata jetojnë.
E kështu dhe djali i një patrioti ,që gjithë jetën nuk kurseu asgjë ,duke u vënë në shërbim të luftës për lirinë e kombit të tij,ai luftoi me mish e shpirt që kombi të jetë i lirë dhe i pavarur. Mblidhte ndihma për luten dhe ato i dërgonte atje në front. Natë e ditë ai nuk u ndal ,kontriboi në të tre luftrat tona të shqiptarve për lirimin e trojeve te veta,për njohjen e të drejtave të shqiptarve në Maqedoni e në Luginen e Preshevës. Puna e tij pat rezultate të larta dhe ishte një kuadër i fortë dhe krah jashtezakonisht edhe me forte ,në këtë zonë, ku ai punoi e veproi ,në zonën e shteteve Skandinave .
Po nga ai baba qe nderohej nga i gjithë komuniteti shqiptar i Danimarkës ,nuk kishte nga mos të lindte dhe i biri ,një djalë që e deshi atdheun e tij ,ai edhe pse i lindur e i rritur ne Danimarkë, që herët ndihmonte edhe shqiptarë që kishin nevojë për përkthime ,por për një kohe ai drejtoi edhe ne radio Projekt 21 një emision për rininë në gjuhen daneze. Por ai ju përkushtua shumë studimeve në fushën e financës,se kjo dëshirë kishte zënë vend në kokën e tij që herët.
Mytalip Kasami djali që do ti përkushtohet mësimit dhe studimit,që të cojë me lart emrin e babait të tij , Halim Kasami dhe të nderojë emrin dhe kontributin e tij,duke jua shpërblyer familjes së tij me rezultat më të larta dhe duke u nderuar nga shkolla për arritjet e tij. Më pas ai i drejtohet studimeve të larta dhe pasi kryen studimet nuk ishte e vështirë për Mytalipin tësistemohej në punë. Ai punësohet pranë bankës nacionale “Nordea Bank” . Një bankë me një reputacion ,në të gjithë Skandinavinë ,por dhe në arenën ndërkombëtare. Mylaimi ai djali i thjeshtë e kokëulur,shumë i qetë ,ku fytyra e tij nuk të tregon moshën e vërtetë të tij i përkushtohet punës së tij në fushën e financës dhe puna e tij befason kolet dhe drejtuesit e bankes. Shpesh kolegët e shohin Mytalipin si një mik e koleg të mirë ,ku marrin dhe shkëmbejnë përvojat e tyre me të dhe kërkojnë nga Mytalipi ide dhe mendime prej tij.
Mytalipi një djale shumë i thjeshtë,por shumë i dashur e bujar,atë e karakterizon dashuria që ka për punën dhe këte me mirë se askush tjeter ta tregon kushriri i tij , që udhëton me të cdo ditë , Arbëri. Arbëri thotë në një bisedë që bën në Radio Projekt 21 ,se Mytalipi e befason shumë ,unë thotë ai, jam në praktik aty ku punon Mytalipi dhe të them të drejtën ne të rinjët zgjohemi pak me përtesë në mengjez ,ndërsa Mytalipi me kënaqësi e pret ditën e re dhe e sheh që në mengjez të gëzuar qe po shkon në punë ,duke patur një vullnet të jashtëzakonshëm,cka është për tu admiruar. Unë për vete – thotë Arberi ,po fitoj shumë nga përvoja e tij,që do të më ndihmojë në të ardhmen që të ndjekë shembullin e këtij njeriu që nderohet e respektohet nga të gjithë kolegët e tij.
Dhe xhaxhi , Havziu – drejtori i radio Projektit 21 ,kur e interviston Mytalipin e ka të veshtire ti a nxjerrë fjalët ,sepse Mytalipi është tejet modest dhe cdo gjë e quan të thjeshtë dhe normale,por a është normale për ne ,që Mytalip Kasami të shpallet ndër 100 emrat më të njohur në Mbretërinë e Danimarkës dhe duke u cilësuar ndër 13 finacierët më të mirë ,nën moshën 35 vjecare ,në të gjithë Danimarkën ,a vërtetë është normale kjo. Mendojmë se e ka kaluar normalen,duke ditur që këtu në këtë shtet janë me qindra e mijra vetë që punojnë e merren me financat në të gjithë vendin. Pra ky është nderim i madh qe i behet Mytalipit,për punen e tij dhe kontributin e tij që ka dhënë ne fushën e finacave .
Këto janë Ambasadorë të kombit tim,ndaj këtë emër e meritojnë me shumë nder e krenari.
A ka gjë më të bukur kur gazetat daneze përmendin emrin e një shqiptari për arritjet e tij dhe vlerësojnë atë për kontributin dhe punën e tij në këtë shtet dhe në këtë komunitet .
E diela që shkoi në Radio Projekt 21 , ishte një natë me shumë përshëndetje nga bashkeatdhetare që uronin Mytalipin për rezultat e tij të larta dhe për nderin dhe krenarin që i sjell komunitetit, ky bir i lindur e i rritur në këtë komunitet.
Në oret e vona të natës ,nuk mund të rrinte pa bërë urimin e tij edhe Kryetari e shoqatës Alba – Dansk ,z. Arben Hoxhaj ,ku përshendetjen e tij ne emer te shoqatës e përcolli drejt për drejt nga mikrofoni i radio Projektit 21 . Ai ndjehej tepër i emocionuar ,arritje te tilla – tha ai nderojnë jo vetëm familjen e tij ,por mbarë komunitetin tonë dhe ne ndjehemi krenar me këta djem. Mytalipi një i ri më shumë zell e dashuri për punën e tij,por të mos harrojmë pa përmendur edhe të riun Jimilianin ,që është edhe ai një ambasadorë i shqiptarve të këtij komuniteti.
Jimiliani po korr suksese të njëpasnjeshme dhe nuk ndalet ai ,ai ka fituar zemrat e të rinjëve danez ,edhe pse është shqiptar dhe ai një bir patrioti dhe të një këngëtari popullor që me sharkinë e tij u ka kënduar trimave dhe lutrave të popullit tonë për liri e pavaësi. Ndaj dhe i biri ,Jimiliani ka ndjekur rrugën e babait të tij ,por atë rrugë e ka cuar edhe me përpara. Jimiliani dhe Mytalipi tani janë një nder e krenari për komunitetin tonë por dhe për institucionet daneze dhe mbarë ata që i njohin si njërin dhe tjetrin ,për punen dhe rezultat e tyre të larta. Keshtu e mbylli biseden z. Hoxhaj për ambasadoret e ketij komuniteti.
Dhe kështu këtyre djemve le tu urojmë suksese ,duke shpresuar që rrugën e tyre do ta ndjekin dhe shumë e shumë të tjerë të rinj të këtij komuniteti shqiptarësh ,që ta cojnë sa me lart emrin tonë të bukur të shqiptarit …
Luigj Shkodrani
Sekretar i Shoqates “Alba – Dansk”
Pershendetje perfaqesia e Alba – Dansk. Kryetar z Arben Hoxhaj.Sekretar z Luigj Shkodrani.
Flm per shkrimet inkuarjuse dhe mbeshtetjen e rinis shqiptare qe po beni.
Per rreflektimin punen e vyer qe po pasqyroni rinin shqiptare, ne Radio dhe mendja te ndryshme.
Pikerisht dy Ambasadoret Mytalipi dhe Jimilian Ismaili.po na nderojn veteveten ne si familje dhe po reflekojne kulturen dhe dinjitetin kombetar.
Urojme sa me shum shembuj te lart cdo shqiptarit.
Organizime festash tubime qe te jemi sa me te bashkuar.
Te jemi pasqyr treguese dhe bashkeorganizues me rinin dhe popullin Danez.
Respekt
Enver Ismaili.