Urime të përzemërta dhe shumë suksese Zonjës Jushtina Pula Shiroka, me rastin e zgjedhjes në detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës! 🇽🇰
Sot, në një moment të veçantë për institucionet dhe për shtetine Kosovës, ku ju shprehim urimet më të sinqerta për marrjen e kësaj detyre të lartë dhe të rëndësishme shtetërore.
Të jesh Presidente e Republikës së Kosovës nuk është vetëm një nder i madh, por mbi të gjitha është një përgjegjësi e jashtëzakonshme ndaj qytetarëve, ndaj shtetit, ndaj historisë dhe ndaj brezave që do të vijnë. Është një detyrë që kërkon përkushtim, urtësi, maturi, guxim dhe mbi të gjitha një ndjenjë të thellë përgjegjësie ndaj Kosovës.
Në këtë kapitull të ri, ju urojmë shëndet, forcë dhe mençuri për të përballuar çdo sfidë dhe për të udhëhequr me dinjitet, respekt institucional dhe përkushtim ndaj interesit të Republikës së Kosovës.
Urojmë që rrugëtimi juaj në këtë detyrë të karakterizohet nga bashkëpunimi, dialogu, uniteti, respekti për institucionet dhe përkushtimi ndaj qytetarëve, duke i shërbyer një Kosove më të fortë, më të zhvilluar dhe më të bashkuar.
Kosova është një vend i lindur nga sakrifica, i ndërtuar me shumë mund, dashuri dhe përkushtim. Prandaj, çdo përgjegjësi shtetërore mbart në vete edhe peshën e një historie të tërë dhe shpresën e një të ardhmeje më të mirë.
Qoftë ky mandat një kapitull i ri i punës, dinjitetit institucional dhe përkushtimit për Republikën e Kosovës.
Qoftë çdo vendim i udhëhequr nga përgjegjësia ndaj qytetarit, çdo hap nga interesi i shtetit dhe çdo përpjekje nga dëshira për ta parë Kosovën gjithnjë e më të fortë, më të respektuar dhe më të përparuar.
Në këtë rrugëtim të ri, ju urojmë forcë për sfidat, urtësi për vendimet, guxim për përgjegjësitë dhe sukses në çdo hap.
Me respekt të veçantë dhe me urimet më të mira për një detyrë të mbarë, të suksesshme dhe të denjë për përgjegjësinë që mbart.
Urime detyrën e re, Zonjë Presidente!
Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj!
Paçi shëndet, mbarësi dhe suksese në këtë rrugëtim të ri në shërbim të Kosovës!
Kryesia e shoqatës “Alba – Dansk”
Danimarkë me 7 Tetor 2026
——————————————————————————————————-
Kush është Justina Shiroka-Pula?
Justina Shiroka-Pula është ekonomiste, profesoreshë universitare dhe ish-ministre e Energjisë dhe Minierave të Kosovës. Në dhjetor 2025 u zgjodh kryetare e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Ajo është gruaja e parë që udhëheq këtë institucion.
E lindur në Prishtinë më 1953, ajo përfundoi në vendlindje shkollimin fillor dhe të mesëm. Në vitin 1976 diplomoi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Studimet pasuniversitare për teorinë dhe politikën e zhvillimit ekonomik i përfundoi në Zagreb, më 1984. Doktoroi në Universitetin e Prishtinës, me tezën “Investimet demografike dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës”.
Karrierën profesionale e nisi në Bankën Popullore të Kosovës. Në vitin 1978 filloi angazhimin akademik në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Puna e saj mësimore dhe kërkimore përfshin menaxhmentin, ndërmarrësinë dhe vendimmarrjen në biznes.
Krahas karrierës akademike, Shiroka-Pula ka mbajtur edhe funksione politike. Nga viti 2008 deri më 2011 ishte ministre e Energjisë dhe Minierave, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Më pas, gjatë periudhës 2011–2014, ishte deputete e kësaj partie në Kuvendin e Kosovës.
Kryesia e shoqatës “Alba – Dansk”


Leave a Reply