Prej kohësh, kryetari i Partisë Kombëtare Konservatore Albania, z. Kujtim Gjuzi, ka shprehur publikisht në studio televizive dhe në Radio Projekt 21 një qëndrim të tij politik: që Presidenti i Kosovës të jetë një përfaqësues i besimit katolik. Po ashtu, ai ka hedhur edhe për Shqipërinë idenë që Kryeministri i vendit të vijë nga besimi katolik.
Sot, Kosova gdhiu me një presidente të re, zonjën Justina Shiroka-Pula, e cila u zgjodh nga Kuvendi i Kosovës me 81 vota dhe më pas dha betimin si Presidente e Republikës.
Në këtë zhvillim politik, nuk mund të mos bëj një lidhje me iden që z. Kujtim Gjuzi ka artikuluar prej kohësh. Natyrisht, kjo nuk do të thotë se zgjedhja e zonjës Shiroka-Pula erdhi si rezultat i atij propozimi, por mund të thuhet se një prej ideve që ai ka hedhur publikisht për Kosovën përkon sot me realitetin e ri politik të vendit.
Besoj se z. Gjuzi mund ta shohë me kënaqësi këtë zhvillim ta konsiderojë si një rast ku një ide e shprehur prej tij prej kohësh tashmë përkon me realitetin institucional të Kosovës.
Në fund të fundit, institucionet shtetërore duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve, pavarësisht besimit fetar. Vetë Presidentja e re, Justina Shiroka-Pula, në fjalën e saj pas zgjedhjes deklaroi se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.
I uroj suksese zonjës Justina Shiroka-Pula në detyrën e saj të re si Presidente e Republikës së Kosovës. I uroj që ta ushtrojë këtë përgjegjësi me dinjitet, urtësi dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Urime dhe suksese Presidentes së re të Kosovës!
Shkruar nga Luigj Shkodrani



Burimi/Facebook


Leave a Reply