-Ne që e deshëm UÇK-në pa ngjyrime partiake
-Ne që e ndihmuam LPK-në e UÇK-në
-Ne që e ndihmuam LPK-në e UÇK-në pa djallëzi
-Ne që duam që LPK-ja e UÇK-ja të mbeten në histori pa njolla
-Ne që i urrejmë veteranët e rrejshëm
-Ne që nuk dëshirojmë që UÇK-ja të keqpërdoret
-Ne që mendojmë se UÇK-ja ishte e kombit dhe e atdheut dhe nuk është pronë e asnjë partie të sotme
Është e gërditshme dhe e vjellshme t’i shohim në sheshe e ekrane të TV-ve dikur kundërshtarë të UÇK-së me zemër e mendje
-e tani çirren e shtirren për UÇK-në
-e tani kanë mbërritur në krye të partive
-e tani janë kuvendarë
Është e gërditshme dhe e vjellshme të shohim politikanë
-që në emër të UÇK-së u pasuruan
-që në emër të UÇK-së e bllokojnë shtetin nga frika e humbjes së pasurisë së paligjshme
Atdheu nuk ndihmohet e UÇK-ja nuk mbrohet me zhurmë e papunë por me punë, shtetësi, ndershmëri, drejtësi e kulturë para botës
Atdheu nuk ndihmohet e UÇK-ja nuk mbrohet me prijës me koka gjysmake e “unë” të sëmurë por me prijës me “unë” të shëndoshë e koka të ndritura
Atdheu nuk ndihmohet e UÇK-ja nuk mbrohet me prijës servilë, por me prijës të paepur të dinjitetshëm për atdheun, popullin e para miqve e armiqve
Atdheu nuk ndihmohet e UÇK-ja nuk mbrohet e as nderohet me zërin e ish-ndihmësve të serbosllavisë në ekranet e sotme të TV-ve shqipfolëse
PS
Nuk dihet dhe nuk duhet të dihet se në cilën parti ka sot më shumë ish-luftëtarë të vërtetë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply