Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu, gjatë fjalës së tij në protestën e zhvilluar në këtë qytet.
Berisha i ka bërë thirrje Ndreut të japë dorëheqjen, ndërsa ka pretenduar se pasuritë e tij do të konfiskohen. Në fjalën e tij, kreu i PD-së tha se kishte me vete një “skedë dixhitale” me të dhëna mbi aktivitetin e kryebashkiakut, pa bërë publike në këtë pjesë të fjalimit detaje konkrete mbi shkeljet që pretendon.
“Pirin, e kam këtu skedën dixhitale tënden që mund t’i mbaj këta burra dhe gra tre orë duke lexuar veprat e tua të zeza”, deklaroi Berisha.
Ai pretendoi gjithashtu se Ndreu ka pasuri edhe në zonën e Zvërnecit dhe paralajmëroi konfiskimin e tyre.
“Nëse nuk jep dorëheqjen tani, të garantoj se të gjitha pasuritë do të konfiskohen. Edhe atje, edhe në Zvërnec”, u shpreh Berisha.
Në vijim, ai e akuzoi kryebashkiakun për lidhje me atë që e cilësoi si “mafia”, ndërsa deklaroi se nëse nuk jep dorëheqjen, mund të përballet me burg.
Berisha nuk paraqiti në këtë pjesë të fjalimit dokumente apo prova konkrete për akuzat ndaj Ndreut.
REAGIMI I PJERIN NDREUT-Kryetari i Bashkise Lezhe
Deklarata e Kreut te opozites nga Lezha.
Reagon Kryetari i Bashkise Pjerin Ndreu:
Reagimi i plote:
Sali,
Faleminderit që më përmende, se thashë kot, po më lë pas dore! 😅😅
Ti, spiun, komunist, përçarës, shpifës, llapaqen, i pabesë… e lista është aq e gjatë sa s’ia vlen ta harxhojmë gjithë statusin! 🤨
Ngado t’i biesh ti, unë apo kushdo tjetër, CV-në tënde të zezë të zullumeve nuk e konkurron askush në këtë vend! Përballë saj, çdo përpjekje e jotja për të bërë moral është thjesht humor. 😅
Sa për pronat, kur të duash, në Lezhë, Zvërnec apo ku të duash ti, 4 metra t’i jap falas, që t’i kesh… se ku i dihet, mos nuk t’i kanë rezervuar! 😂
Por halli yt i vërtetë nuk jam unë.
Halli yt është Maji.
Një “gozhdë” politike e kam gati për ty dhe për ata me CV të “bardhë” që mban në krah!
Deri atëherë fol sa të duash. Në Maj flasin qytetarët ,dhe aty mbaron muhabeti!

Burimi/Facebook/AlbDreams Televizion


Leave a Reply