
Keshtu thuhet se u shpreh Heroi yne Kombetar Gjergji I Kastrioteve para shqiptareve ne Arberine e tij te dashur ku e priten me dashuri.
Ky mesazh I mrekullueshem ka kapercyer shekujt dhe mbetet edhe sot nje thirrje e fuqishme per cdo brez shqiptaresh. Historia na meson se Liria nuk eshte dhurate e nje prijesi . Ajo lind nga shpirti I nje populli , nga bashkimi I tij ne vlera , nga qendresa , sakrifica dhe besimi ne vetvete. Ndoshta pikerisht kete te vertete duhet ta kujtojme sot me shume se kurre. Shqiperia nuk ka nevoje per heronj te vetshpallur apo shpetimtare te radhes. Ajo ka nevoje per njerez qe e duan ate kudo qofshin ne vend apo jashte saj. Te gjithe ne kemi nevoje per nje Shqiperi ku puna, perkushtimi , sakrifica te mos neperkemben nga qeverisja dhe qeveritare te papergjegjshem nga lakmia e pangopur dhe pazare me pasurine publike dhe pronen e trojet tona kombetare. Ne kemi nevoje per nje drejtesi ku te gjithe te jene te barabarte para ligjit. Ne kemi nevoje per pensioniste dinjitoze te shperblyer, jo per pensioniste qe u mohoen kontributet e dhena me vite me Vendime te padrejta qeveritare, apo duke ju vene tavane ose kufij therrimeve qe ju jepen. Mbi te gjitha kemi nevoje per nje demokraci qe funksionon realisht, jo per fasade. Nuk eshte e domosdoshme qe te mendojme te gjithe njesoj , por eshte e domosdoshme te bashkohemi rreth vlerave qe na bejne bashke, lirise dhe dinjitetit per sot dhe te ardhmen. Asnje individ, parti apo levizje nuk mund ta beje e vetme Shqiperine qe meritojme. Vetem pervoja, dija, energjia dhe vullneti I shqiptareve brenda dhe jashte Atdheut te bashkuar mund ta ndryshoje Shqiperine. Ajo eshte amanet I te pareve dhe pergjegjesi per te ardhmen.
Burimi/Facebook/Natasha Llanaj Perpunja


Leave a Reply