Miq!
Ju me bindje politike të djathta, të majta apo pa parti!
Të gjithë ne duhet të kuptojmë atë që është para nesh, elefantin që na ka bllokuar pamjen;
Ne nuk e kemi më të drejtën e votës dhe zgjedhjeve të lira sepse sistemi i krijuar nga mafia në pushtet nuk na e lejon prej më shumë se një dekade një gjë të tillë.
Personalisht, ndjej dhimbje që edhe shumë miq të mi dhe forca kryesore opozitare ka rënë në kurthin e kandidaturave duke harruar apo nënvlerësuar sistemin kriminal të PATRONAZHIMIT të votës!
Është patronazhuar e gjithë administrata shtetërore që përveç funksionarëve të lartë politikë duhet të ishte e depolitizuar!
Janë politizuar e patronazhuar mësimdhënësit e arsimit të të gjitha niveleve që nga pastruesja e kopshtit deri tek rektorët e Universiteteve!
Janë politizuar e patronazhuar të gjithë punonjësit e sistemit shëndetësor që nga sanitarja në qendrën shëndetësore deri tek profesori në qendrën spitalore universitare.
Janë politizuar edhe punonjësit dhe sipermarrësit privatë sepse mafia e patronazhistëve i kërcënon me taksa dhe mbyĺlje biznesi!
Janë patronazhuar edhe emigrantët dhe mërgata sepse kërcënohen me heqjen e familjarëve nga puna!
Kam folur shumë shpesh deri në bezdi për patronazhimin sepse vërej se nuk kuptohet dhe nuk merret seriozisht!
Çdo shqiptar me të drejtë vote e ka një patronazhist mbi krye bash si ai xhelati që i vendos lakun të dënuarit me vdekje!
Eshtë e kotë dhe vetëm humbje kohe të flasim për zgjedhje dhe kandidatura pa çmontuar me rrënjë patronazhimin e rikthyer votën e lirë siç ndodh në çdo vend normal!
E kjo as nuk mund të imagjinohet me këtë qeverisje mafioze dhe pa një qeveri tranzitore që do ta vendoste vendin dhe shtetin në shinat e normalitetit!
Ai që mendon se Edi Rama dhe mafia rilindase rrëzohet me votë me këtë sistem në fuqi ose është i marrë ose ju shërben atyre!
Opozita duhet të gjejë kurajon të dalë nga kurthi fatal ku e ka futur veten: “Me Ramen nuk ka zgjedhje por ne nuk bojkotojmë”!
Kjo nuk funksionon më, sepse me këtë vendim vetvrasës vetem i jepet garanci rregjimit se nga ne nuk të vjen e keqja!
Burimi/Facebook


Leave a Reply