Më 14 – 22 nëntor 1908, në Manastir, burrat më të ndritur të kombit shqiptar u bashkuan për një mision historik: njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe.
Në një kohë kur kombi përballej me rreziqe të mëdha për identitetin dhe ekzistencën e tij, ata dëshmuan se gjuha është themeli i identitetit kombëtar dhe bashkimi është forca e një populli.
Kongresi i Manastirit nuk ishte thjesht një mbledhje për shkronjat. Ishte një akt i madh atdhetarie, largpamësie dhe përgjegjësie historike. Ishte fitorja e mendjes, e dijes dhe e vetëdijes kombëtare.
Sot, 118 vjet më pas, përulemi me respekt përpara atyre që na lanë një trashëgimi të çmuar: një gjuhë, një alfabet dhe një identitet që duhet t’i ruajmë e t’ua përcjellim brezave.
Nderim përjetë rilindësve dhe delegatëve të Kongresit të Manastirit!
Gjuha shqipe është krenaria jonë, bashkimi është forca jonë dhe Shqipëria është amaneti ynë!
RROFTË GJUHA SHQIPE! 🇦🇱RROFTË KOMBI SHQIPTAR!


Burimi/Facebook


Leave a Reply