Sot në datën 21 nëntor 2026, Shoqata Atdhetare Kulturore Mallakastra, në bashkëpunim me Kryetarin e Bashkisë Mallakastër, Zotin Qerim Ismailaj, organizuan në Pallatin e Kulturës “Dino Kalenja”, në Ballsh, një konferencë për të vlerësuar kontributin e Krahinës së Mallakastrës në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në 28 nëntor 1912.
Pas fjalës së Kryetarit të Bashkisë Mallakastër Zotit Qerim Ismailaj, në këtë konferencë referuan Av. Idajet Beqiri, Ing. Hajredin Fratari, Prof. Fatmir Shehu, Mësuesi i Merituar Qemal Isufaj, Kolonel Asllan Gropasi, Drejtore Kulturës në Bashkinë Mallakastër Naime Dervishaj etj.
Konkluzionet e Konferencës i bëri historiani i mirënjohur Prof. Marenglen Kasmi.
Për të pranishmit Grupi Polifonik i Mallakastrës, si dhe nxenësit e shkollave në Ballsh, dhanë një koncert të bukur me tematikë tre ngjarjet e mëdha kombëtare, Kongresin e Gjuhës Shqipe, 28 nëntorin Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe 29 nëntorin Ditën e Çlirimit të Shqipërisë nga nazifashistët…

Burimi/Facebook


Leave a Reply