Një strehim nëntokësor i Forcave Ajrore Shqiptare, i ndërtuar brenda malit të Kakarriqit, vetëm 2 kilometra larg bazës ajrore të Gjadrit, shërbente për parkimin e rreth 50 avionëve luftarakë, kryesisht të prodhimit kinez, si Shenyang J-6C. Për të mbërritur në këtë objekt, avionët duhej të kalonin mbi një urë mbi lumin Drin. Strehimi kishte edhe ambiente riparimi, ndërsa sot nuk shërben më për qëllime ushtarake dhe përdoret nga fermerët për strehimin e bagëtive. Fotografia është realizuar më 11 maj 2006 nga Chris Loftin.
Burimi/Facebook/Realiteti Post


Leave a Reply