Kosova nuk u çlirua me gjak e sakrifica që sot të bëhet peng i ekstremizmit fetar dhe i politikanëve që, për interesa elektorale, mbyllin sytë para rreziqeve që kërcënojnë identitetin tonë kombëtar dhe orientimin perëndimor.
Është e papranueshme që politika jonë të heshtë përballë radikalizmit vetëm nga frika e humbjes së votave. Ai që e shet interesin kombëtar për vota, nesër do ta shesë edhe shtetin për pushtet!
I bëj thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë masa konkrete për ta çliruar shoqërinë nga ekstremizmi fetar dhe për të luftuar çdo ndikim të huaj që cenon interesat tona kombëtare, përfshirë ndërhyrjet e mundshme nga Irani, Turqia, Serbia, Rusia, Katari dhe Arabia Saudite.
Kosova duhet të hetojë financimet e dyshimta dhe rrjetet e radikalizmit, pa cenuar lirinë fetare të qytetarëve.
Kosova është republikë laike, jo terren për eksperimente ideologjike të huaja!
Ne nuk kemi luftuar për liri që sot të lejojmë tjetërsimin e identitetit tonë kombëtar.
Vendi ynë është përkrah Amerikës, NATO-s dhe aleatëve euroatlantikë. Kjo rrugë nuk negociohet për asnjë votë dhe për asnjë pushtet!
Burimi/Facebook


Leave a Reply