Miq të dashur! Nëse doni t’i RIKUJTONI me MALLËNGJIM dhe me DASHURI mësueset e Popullit dhe të Vatanit, rilexoni dedikimin në vijim! Besoj se nuk do ju sjell ‘bezdi!’
“Amani, ju tetovarë, amani, MOS MA PREKNI DITARIN E PËRSHTYPJEVE! Ju lus, mos ma ngucni, sepse është pjesë e pajës sime!.., dhe në do e shfletoni, aty do gjeni një Mal me shumë dashuri për ish-nxënësit e mi, për caucat dhe çunat e mi, për nipërit e mi, për tim bashkëshort, për prindërit e mi, për vëllezërit e mi dhe për të gjithë ata që më nderuan dhe që i nderova!”, sikur ‘bëlbëzoi’ lehtë, Nadireja, sikur bëlbëzoi Gëzimeja dhe Mysherefja, sikur bëlbëzoi lehtë Seniha Abedini, bëlbëzoi Syejla Skenderi bashkë me mësuesen Hyreme Tresi, bëlbëzoi Elizabeta Pustina-Abazi, Luljeta Izeti, mësuesja Emine Vela-Isaku, mësuesja Selvinaze Kasami, Adile Pustina, Advije Kuriu-Kici, Zarije Murati, Sadbere Qazimi-Islami, Lume Alili, Qerimane Imami dhe shumë mësuese të Popullit, të cilat, fatkeqësisht, nuk u përfshinë në këtë imazh të gëzueshëm, human dhe emancipues!
.., dhe unë para se ta ndërtoja këtë dedikim, dishepujve të Atdheut, u “premtova: ”Nuk do e ngacmoj DITARIN E PËRSHTYPJEVE!
Lavdi të përjetshme mësueseve që nuk “duken” këtej afër nesh!
Mësuese të dashur!
Faleminderit për kontributin tuaj të çmuar, ndaj arsimimit dhe edukimit të brezave prej gjak shqiptari!
Burimi/Facebook


Leave a Reply