Në pranverën e vitit 2011 bashkë me kolegun Fergim Demiri nisëm iniciativën për hapjen e Konsullatës së Republikës së Shqipërisë në Manastir.
Iniciativa u bë me shkrim në cilësinë e gazetarëve dhe shoqatës “Kongresi i Bashkimit” përmes një letre zyrtare që iu nis presidentit shqiptar të asaj kohe, Bamir Topi.
Pas përpjekjeve të pandalshme erdhi përgjigja nga Presidenca e Shtetit Shqiptar dhe presidenti Bamir Topi, me një përgëzim dhe mbështetje për këtë iniciativë.
“Me shumë vëmendje dhe interes lexuam përmbajtjen e letrës suaj drejtuar presidentit të Republikës Zotit Bamir Topi, me kërkesën për hapjen e Konsullatës së Shqipërisë në qytetin e Manastirit. Duke ju falënderuar për iniciativën, njëkohësisht duke ju uruar punë të mbarë në misionin tuaj sa fisnik aq edhe atdhetarë, ju informojmë se për çështjen e ngritur është sensibilizuar Institucioni i Ministrisë së Punëve të Jashtme, i cili ka iniciativën ligjore për realizimin e këtij misioni”, thuhej ne përgjigjen e Kabinetit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Çdo vit vijuan kërkesat tona dhe zëri i ngritur përmes medias sonë, dhe pas ca viteve Konsullata u hap, fal këmbëngulësisë sonë. Por, si gjithmonë politikanët dhe profiterët me vrap në krye të vendit!
Po e rikujtoj këtë momentum historik në prag të festës së Alfabetit.
Askush nuk u përkujdes të shprehë ndonjë mirënjohje, apo të përkujdeset sidomos për Fërgimin, që sot është i harruar dhe i papunë në Manastir dhe shoqata e tij u mbyll, sepse nuk kishte si ta mirëmbaj. Po ashtu edhe zëri ynë mediatik kurrë nuk u mbështet me ndonjë projekt.
Konsullatën e gëzoi dikush tjetër duke përfituar benefite diplomatike. Megjithatë jemi krenar se ia arritëm kësaj nisme dhe ajo është pjesë e historisë sonë🇦🇱
Shqipëri mos na harro!
Bamir Topi
Bajram Begaj
Edi Rama
Sali Berisha
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë




Burimi/Facebook


Leave a Reply