..Ju lutem lexojeni deri në fund tregimin! )
-Kujtim,unë të dua shumë ,të dua sa veten time ,por nuk duhet të takohemi më kështu fshehurazi !-tha Blerta me një zë të mbytur!
-Kemi një vit,që takohemi fshehurazi!Nuk ka asnjë kuptim !Më beso,më vjen turp nga vetja!
-Njerëzit kanë sy,na shohin !Më vjen turp nga vëllezërit që e dinë ..,nga motrat !
-U lodha duke gjetur justifikime ,sa herë që takohemi natën !
-Më beso ,Kujtim!Nuk kam guxim të shikoj babanë në sy …madje më duket sikur edhe mamaja,e di lidhjen tonë!
Kujtimi e dëgjonte me vëmendje!Thithte fort cigaren!Ishte i turbulluar!Nuk po e njihte më Blertën!
I hodhi dorën në qafë e donte ta përqafonte ,por Blerta e hoqi lehtë kokën e nervozuar !
-Kujtim,foli ajo me një zë qortues..Nuk bën, nuk bën që të takohemi fshehtasi,si hajdutë !Ka ardhur koha,…bile jemi të vonuar !
-Duhet që lidhjen tonë ta bëjmë me dy familjet tona !
-Bisedo me babanë !Ejani në familje të kërkoni dorën time!
Ai ishte si i përgjumur.Çfarë thoshte Blerta?
Po..,shumë mirë e kishte!Dashuria e tyre nuk mund të ishte më e fshehtë !
Sikur u zgjua nga gjumi !Blerta kërkonte fjalën e tij!Ai duhet të fliste..,ai duhet ta bënte të gëzuar vajzën që dashuronte!
I hodhi dorën në sup..,por Blerta e lëvizi supin!Dora e tij u ul poshtë mekanikisht.
Pastaj ,me një zë ,që ajo se kishte dëgjuar asnjëherë ,foli ngadalë duke i ndarë fjalët veç e veç..
-Po..Blerta..të..kuptova..Do..bisedoj..me…babanë !
.Që….që..sonte!
Nuk kishte fuqi të fliste më tepër!I dukej sikur do ta humbte Blertën !
-Të të përcjell- foli ai me një zë lutës?
-Jo,u përgjigj Blerta,unë që erdha deri këtu ,edhe mund të kthehem vetëm !
Ajo i shtriu ftohtë dorën dhe u ndanë ..
Ehhhh,-tha me vete ,tek shihte siluetën e saj të largohej ..,mos vallë e shoh për herë të fundit ?
-Jo..,e ngushëlloi vetë veten,Blerta ishte vetëm e tij !Veçse duhej të bisedonte sa më shpejt me babanë !
***************************************
Ai kishte një vit që ishte i lidhur me Blertën !
Një një mbrëmje vallëzimi kishte kërcyer disa herë me të!
Herë e ftonte ai në vallzim, herë e ftonte ajo !Herën e fundit ..,ku ajo e ftoi për vallzim vendosi ti propozonte ..
-Ishte një valc i shpejtë..Ai i ngatërronte këmbët..ajo fluturonte!
-Po ngatërrosh,i tha ajo duke qeshur!Ku e ke mendjen?Se dëgjon muzikën ?…Ai u skuq lehtë e duke ju marrë goja belbëzoi, si të ishte në klasë të parë..
-E ..kam.. mendjen.. tek ti…Ti..je kaqë ..e bukur..,pranon ..të lidhësh ..jetën me një shëmtaq ..si unë ?
Ajo vuri buzën në gaz.. Dy vrima të vogla i bëheshin në faqe kur qeshte..
-Nuk je aqë i shëmtuar, mua më duksh si aktor filmi !
Në çast muzika ndaloi..Mbetën të dy në mes të sallës!
-Nuk ma ktheve përgjigjen -Foli Kujtimi!
-Përgjigjja ime është emri i një lumi në Itali foli ajo shpejt e shpejt!Ka vetëm dy shkronja !
U kthye në vendin e vet!Gjeografia i pëlqente!Solli nëpër ment lumenjtë në Itali !Për pak sekonda e gjeti !Ishte lumi “PO!”Përplasi duart !Përgjigjja ishte :Po!
Blerta ishte nëntëmbëdhjetë vjeç!Kishte një vit që kishte mbaruar shkollën e mesme dhe tani ishte në pritje për të vazhduar shkollën e lartë !Punonte në një brigadë eksperimentale për disa kultivarë hibridë, që ende nuk ishin hedhur për prodhim. Kishte flokë të verdha deri afër belit,që disa herë i mbante lëshuar ,kur ishte në shoqërinë e shoqeve dhe shokëve,ndërsa kur punonte i lidhte”bisht kali ” Ishte shumë e bukur dhe kur qeshte i bëheshin dy gropëza të vogla në faqe.Sytë i kishte ngjyrë deti, ndaj Kujtimi në shumë raste i thoshte me përkëdheli,”sykalëtra ime”!
Kujtimi ishte një djalë zeshkan, me trup mesatar rreth të njëzetë e pestave.Kishte mbaruar shkollën mekanike në Durrës dhe punonte si brigadier i mjeteve mekanike bujqësore!Çi shihte syri, ja bënte dora !Të gjithë e donin dhe e respektonin !Kishte një vit që ishte i lidhur me Blertën !Ishte mjaft i lumtur !Jam me fat ,thoshte me vete ,që jam lidhur me një vajzë si Blerta !
****************************************
I mërzitur u drejtua drejt shtëpisë!Sonte do tja tregonte të gjitha babait!Ai patjetër ,që do të ishte dakort për një vajzë si Blerta !
Babai i tij Besim Latifi,ishte rreth të gjashtëdhjetave!
Dikur përgjegjës sektori, për shumë vite.Fati nuk ishte treguar i drejtë me të !Gruaja e tij Bardha kur djali sajë Kujtimi ishte ende si kishte mbushur gjashtë vjeç ,u sëmurë rëndë .Ai e çoi në mjekët të mirë të vendit, por sëmundja ,një kancer shumë agresiv, brënda dy muajve i mori jetën.
Djalin e vogël e rriste gjyshja e tij Merjemeja. Ah, sa gjyshe e mirë që ishte!
Do ta rrit e do ta martoj vetë ,thoshte !
Besimi e donte shumë të shoqen!Një vit ja mbajti zinë të shoqes!
-Martohu i thoshte babai i tij,.burri nuk bën dot pa grua!Edhe miqtë e tij të ngushtë i thoshnin shpesh :
-Besim,nuk ka lezet,burri ka nevojë për ismet,për përkujdesje !Gjej një grua dhe lidh jetën me të!
Dhe vërtetë, në vitin e dytë të vdekjes së të shoqes,një mik i tij i vjetër ,një mbles e lidhi me një grua nga Myzeqeja!E quanin Ervehe.
Ishte një grua e gjatë,e hollë me ca flokë të zeza pis, të bëra dy gersheta ,deri në fund të belit !
Nuk mbeti njeri pa vajtur për urim !
Graria venin nga tri e nga katër.Peshqerosnin nusen e re dhe kudo ku shkonin thoshnin:
-Pa,pa paaa,..o sa nuse të bukur, ka marrë Besimi ! Kukull ,kukull ,kukull ,që ta veshë në mur !
Me Ervehenë brenda pak vitesh ,Besimi bëri edhe katër fëmijë të tjerë !Dy vajza e dy djem!Erveheja,Kujtimin e donte si djalin e sajë.Asnjëherë nuk e ndau nga fëmijët e sajë…
Për pak minuta, Kujtimi u gjend shtëpi!Të
jatin e gjeti në dhomën e ngrënies duke parë televizor .
-Mirbrëma baba e përshëndeti !Si ja kalove sot ?
-Mirë o bir ,ja po bëjmë një gëlqererore me tre katër shokë !Ja, për tre katër ditë do ti vëmë zjarrin !Ishalla na mban koha !
-Nënë Erveheja shkoi të flejë ?-pyeti .
-Ja ,dhjetë minuta ka që u ngrit !Nuk ishte mirë..Mbase, ngaqë do prishet dhe koha !
Kujtimi u ngrit dhe e mbylli derën me çelës.
-Baba,sonte dua tju them diçka..Ka lidhje me jetën time..,prandaj të lutem dua të më dëgjosh me kujdes.!
-Po mor bir !Çfarë ka ngjarë mor bir?- dhe u bë menjëherë sy e vesh…!
Afroi urat rreth zjarrit dhe në çast e ndezi një cigare.
-Nuk ka ngjarë asgjë baba..por..,unë.. baba..,kam rreth një vit…që dua..,dua..një vajzë..!
-Besimit i qeshi fytyra!U ngrit si djalë i ri në këmbë dhe e puthi djalin në të dyja faqet !
-Të më rrosh o bir.!Të bëhem dhe unë gjysh!
Po nuk më thua ,kush është kjo vajza o bir ?
-E njoh unë atë?
Priste me padurim të dëgjonte emrin e vajzës..e të babait të saj..
-E njeh,o ba e njeh !Është Blerta vajza e Kadri Qerimit !
-Kush,vajza e Kadri…. Qer…Qerimit?.!..
Besimit i ra nga dora cigarja në minderin ku qe ulur !.Gjaku i vërrshoi në gjithë trupin!
Duart i dridheshin !Goja ju bë shkrumb !
Qerpikët e syrit i lëviznin mekanikisht!Një i nxehtë i pushtoi tërë trupin !
-Po baba ,vajza e Kadri Qerimit !Isha me të!
Më tha që të vijë babai me njerëz, të kërkojnë dorën time !
-Unë e dua shumë,baba!Kemi një vit e ca që duhemi!Tani ka ardhur koha të kërkojmë dorën e sajë!
-Çpate ..,që u shqetësove kaq shumë baba ?
I jati,sikur e kaloi atë momentin e parë, vuri cigaren e buzë e me zë dridhur shqiptoi..
-Kujtim,të keqen babai,të gjen babai nuse ty, o djali im,nuse të bukur bojalleshë..,.vetëm atë jooo,atë.. jo ..,ashtu ..është një çështje..!
Të lutem bir,dëgjoje babain tënd!Unë…, o bir… di ca gjëra….!Jam i vjetër unë! I di mirë ca gjëra unë…!
Jo,jo,joo,nuk do ta marrësh vajzën e Kadri Qerimit!
-Ka vajza të tjera.., më të mira e më të bukura se ajo!Dëgjoje babain tënd djalë !
Kujtimi brofi në këmbë !Tashmë gjaku i vlonte gjithë trupin!Faqet për pak ,do to ti pëllcisnin !
-Jo ,baba, unë dua vetëm Blertën !
– Më thuaj ..përse…përse..s’mund të martohem me ..me, atë vajzë !Tregomë babaaa!
Besimi.filloi të dridhej..Fërkonte mjekrën!Një dorë e mbante në zemër.Rrahjet e zemrës lëviznin ritmikisht bluzën e leshtë që kishte veshur !
-Bir..,me atë vajzë nuk ke të ardhme ,sepse…,sepse..ka një gjë që ti ..duhet ta dish…,dhe po ta dish ,..edhe vetë nuk do të duash ,të martohesh me të !
U çua nga minderi ku qe ulur,ju afrua kujtimit dhe e pushtoi në gjoks …
-Kujtim..ti ke një vit e ca,thua ..,që je lidhur me atë vajzë.,po mirë mor djalë i babait…,nuk…..-nuk të…
O Zot..,s’ta them dot..,nuk e ke parë….që…që,…nuk të ka bërë përshtypje ,që Blerta ngjan si dy pika uji me motrën tënde Dallëndyshen??
-Nuk e ke vënë re një gjë të tillë?..
Kujtimit ju përbys bota!Po..,Blerta ngjante tmerrësisht ,me motën e tij Dallëndyshen!
Besimi ,vuri re efektin e fjalëve të tij,dhe pa ju dridhur zëri vazhdoi ..
-Kujtim, biri im,ti je dashuruar me motrën tënde!Do të marrësh motrën për grua !??
-Mjaft,…mjaft… thirri Kujtimi !Gati po i binte të fikët !
-Baba..dua të më thuash tani ,fije e për pe ,çfarë ka ngjarë..!Dëgjoveee..?!
-Përse ajo është motra ime?Çfarë ka ngjarë babaaa!
Lotë të nxehtë i binin nga sytë në vatrër!Ju duk sikur ja shkulën zemrën, me gjithë mushkri !
Oh sa i pafat !Jetimit nuk i ecën kurrë…,mendoi!Dikur i kishte vdekur e jëma ,tani para syve të tij,po vdiste dhe ai ,babai i tij ,që e kishte adhuruar një jetë !
-Ti…ti që deri pak minutash ishe babai im,më thuaj..Më jep shpjegime! Unë dua ta di hollësisht !Tani…menjëherë….!
Besimi,brënda pak çastesh, sikur u bë një grusht njeri !
Me një zë të tjetërsuar..që,sikur i i dilte nga fundi i dheut ..belbëzoi….
-Një vit pas lindjes tënde, nëna jote u sëmurë e vdiq.!Nuk pranova të martohesha!
Isha përgjegjës sektori! Më vinin shumë kërkesa për martesë!
I refuzoja të gjitha!Një grua e bukur,një brigadiere çdo ditë më joshte me fjalë të bukura..Bënte veprime provokuese !Bëja sikur se shihja ,se ishte nënë e dy fëmijëve!Por ajo kurrë nuk u lodh së provokuar,me veprimet e sajë..!
Në ditë ,kur ishim në një seminar disa ditor jashtë rrethit dhe flinim në të njëjtin hotel,erdhi dhe mu fut në dhomë ..
Desha ta nxjerr jashtë me forrcë, por më kërcënoi..
-Më tha, që do bërtiste dhe do të kërkonte ndihmë..!
-Tani …,më tha të zura mat,nëse kërkon ndihmë do të bërtas!Do të them që më detyrove ti ,që të erdha në dhomë !
-Provoje-më tha të më nxjerrësh përjashta, por do futesh në burg !
-Mu fut në krevat !Atje,pastaj ndodhi,ndodhi more bir,ajo që ti e mendon !
-Ndodhi dhe shumë herë të tjera..për muaj të tërë me radhë!Një ditë, më tha që ishte shtatzënë!Madje donte ta linte burrin dhe dy fëmijët e sajë e të martohej me mua !
-Nuk pranova!Të prishja një familje?Të lija dy fëmijë pa nënë?
-Më mirë vdes,i thashë!Më mirë pranoj burgun i thashë, por ti nuk je nënë!Edhe bushtra i thashë,i mbron fëmijët e saj.!
-Nga ajo marrëdhënie lindi Blerta!Ajo u bind dhe nuk i braktisi fëmijët e sajë!
-Unë atë vit u martova me Ervehenë !Kam nëntëmbëdhjetë vjet ,që jetoj me këtë të fshehtë!Kam gjashtëmbëdhjetë vjet që shikoj që Blerta dhe vajza ime Dallëndyshja, janë sikur i ke kopjuar me laps kopjativ !
-Biri im,Zoti ata që bëjnë tradhti i ndëshkon!Ky i imi, është ndëshkimi i Zotit, për çdo ditëqë jetoj !
Çdo ditë kam jetuar me këtë sekret!Por asnjë sekret ,nuk jeton gjatë !Tani ,bëj si të duash,më vra po deshe!Ti tregova të gjitha!
Kujtimi tashmë, ishte bërë si i vdekur .Në fakt ai kishte vdekur!I kishte vdekur nëna , kur ishte një vjeç,tani ai që fliste,që ishte babai i tij,ishte një kufomë e vdekur,por e pa kallur në tokë !Tani, në këto momente, i vdiq dhe Blerta e tij..Ajo nuk ishte më ,e dashura e tij Blerta!
Ajo tashmë ishte motra e tij ,Blertaaa!
Oooh,si nuk vdes në këtë çast mendoi!Pra ai kishte një vit,që puthte e përqafonte motrën e tij ?!Pra ai ,pushtonte tërë zjarr motrën e tij ?Pra ai i fliste gjithë zjarr për dashurinë…, motrës së tij ?
O..ooo o Zot!O Zot!Faleminderit,që nuk bëra të fundit me të!Faleminderit ,që motra e tij nuk u çvirgjërua nga ai ,Kujtimi ,nga vëllai i sajë!
Jo!Ai nuk do ta takonte më kurrë Blertën e tij,motrën e tij !
Jo!Ajo do ti kërkonte shpjegime!Ajo do të qante..Ajo.. do thoshte:”Përse po më braktis?”
Çfarë ti thoshte ai ?!Ti thoshte që je motra ime???
Ti thoshte që babai im ..,me nënën tënde bënin dashuri Hoteleve, Zyrave parcelave?!
Jo! Atëherë do ta linte Blertën edhe pa nënë!
Ndoshta.. do ta linte edhe pa baba..,sepse fjala do merrte dhënë!
Jo ,ai do ta linte të qetë të patrazuar Blertën, motrën e tij të bukur, sykaktrën e bukur !
Koha i mbyll plagët !
Ai Kujtimi ,ai që ngjante me një aktor filmi ,nuk kishte më vend në këtë shtëpi ,as në këtë qytezë!Ai do të ikte sa më larg !Sa më larg ,nga një baba që kishte përdhosur kujtimin e nënës së tij të mirë !
Sa më larg ,nga Motra e tij Blerta,që ajo ta shëronte plagën e sajë e të gjente princin e sajë të kaltër!
Sa larg nga nëna e sajë e pacipë, të cilën e përbuzte,që ishte treguar një grua pa karakter ..,një nënë e vockël,që Blerta nuk e meritonte ta kishte nënë.!
I vinte keq për dy vëllezërit dhe dy motrat !
Kushedi, kur të ishte shëruar plotësisht ,do vinte ti takonte!Deri atëherë ,ata do ti kishin krijuar familjet e tyre !
Mori një çantë me rroba dhe u nis për rrugë!Do të shkonte sa më larg!Duart i kishte të arta !Kudo ,do gjente njerëz, që do ta ndihmonin !
Më fal o motër Blerta!Dikur të thosha ,që ne nuk ndahemi kurrë!
Fati na ndau !Do të rilindim të dy !
Ai ecte nëpër natë ..,ecte drejt fatit të tij !
Burimi/Facebook


Leave a Reply