Himariot me orgjine. Folen dialektin himariot. Liturgjine ne kishe e benin dhe e bejne jo katolike, por si ne Himare. Herojte e Himares i beri personazhet kryesore ne veprat e tij. Andrea Varfi megjithese himariot, e quajti nga Skutari-Shkodra per ti rite artificialisht vlerat, ndersa vete De Rada thote se jam nga fshti Skutara, perballe kalase mije vjecare te Himares.
Me 1861 J. De Rada boton “Parimet e Estetikes,” liber qe mbeshtetet ne themele filozofke. Jane leksione qe jepte ne Kolegjin Sant Adriano per njohjen e ideve te Moralit dhe Estetikes. Libri ndahet ne pjeset, : E Bukura, e Nevojshmia, e Mira, e Drejta, Nderi dhe relacioni i tyre me artin. Ne kapitullin e kateret flitet per konceptin hyjnor te dashurise dhe marteses.
Me kete dokument fillon filozofia shqiptare. De Rada shtjelloi me mjeshteri teorine e se Bukures ne pergjithesi dhe te se Bukures ne art. Bukurine ne veprat artistike e lidh me ndjenjat e virtytshme morale . Krahas se Bukures trajton edhe te Madherishmen.
De Rada lindi me 1814 ne nje famlje inteligjente. I jati ishte prift ne kishen e ritit Grek, dmth jo katolik, por Ortodoks Lindor, ku dihet se ne cdo kohe me pare, udheheqesit fetare ishin mesues, dijetare e filozofe. I ndikuar nga tradita familjare ai ndoqi studimet per letersine e lashte dhe punoi gjate jetes mesues e botues.
Me 1883 botoi revisten Fiamuri i Arberit dhe e vecanta e tij ishte se e botoi me alfabeti latin ne gjuhen shqipe. U deshen rreth 30 vjet te tjera qe ky alfabet me pak shtesa te behej alfabeti zyrtar i gjuhes shqipe.
De Rada ne librin e mesiperm paraqitet si filozof, sociolog, poet, ku dalin edhe ide politike, etike, estetike. Problemet qe trajton jane te shpirtit, te intelektit, ndjenjave, ndergjegjies. Kerkesat e intelektit i ploteson me dije, kerkesat e shpirtit i poteson me te bukuren. Nuk do te paraqesim DeRaden si figuren me te shquar ne levizjen nacionale te kultures Italo-Shqiptare, as si poet e shkrimtar, por do te japim filozofin shqiptar, vazhdues i vijs se Perandorit Filozof iliro-shqiptar te Romes, Julianit.
Te bukuren e identifkon me virtytet morale. Eshte mendimtar i thelle dhe orgjinal, poet i shquar, sepse mendimet filozofike te tij lidhen me atdheun, virtytet e popullit shqiptar. P sh. Konceptin e etikes morale, besnikerine, e quan manifest te se bukures. Atdhe dashurine e quan virtyt, ndersa dashurine e fisit e trajton si ndjenje te madherishme.
De Rada eshte sa poet aqe edhe flozof. Si filozof eshte ndikuar nga politheizmi i periudhes se helenizmit ose sic quhet sot i paganizmit apo periudhes Heleno-Romake. Edhe Naimi pervec si poet ka trajtuar teme filozofike. Filozofia e antikitetit te bukuren e quan pjese te virtytit, moralit, por e percaktonin si e Mira dhe e Keqia, ose e Drejte dhe e Gabuar, kurse De Rada merr ne analize vetem njeren ane, te Miren qe presupozon te Bukuren. E Mira eshte cdo gje e moralshme, ajo qe te sjell fitim, ploteson instiktet. E Bukura eshte gjithmon morale.
Si politheist ai shfaq ide te misticizmit; Prapa rregullsise se fytyres, natyres se linjave qe ajo ka, shprehet shpirti. Permes shqiptimit te fjaleve, ritmit te brendshem dhe intonacioneve te tyre shprehet gjendja e caktuar shpirterore.
Bukuria e shpirtit zblohet me shikimin, veprimin, fizionomine. Vijat e fytyres tregojne gjendjen e shpirtit. Bukuria e shpitit qe eshte vlera me e madhe e njeriut del ne fytyre ne rregullsine dhe harmonine e linjave qe shprehin drejtesi, dashamiresi. Fytyra eshte pasqyre e shpirtit, ashtu sic eshte balli per inteligjencen, e keshtu per secilen me rradhe,veshet, syte, buzet hunden etj.
E njejta gje thuhet edhe per te folurit, ritmi i brendshem i tingullit intonacionit, shkallezimit, japin pafajsi, krenari etj. Ne saje te edukimit estetik kemi kushte per rritjen e personalitetit te njeriut, natyrisht ne nje shoqeri qe drejtohet me ligje. De Rada ka trajtuar virtytet kryesore te njeriut, drejtesine, bamirseine, dashurine, meshiren.
Madheshtine e trajton ne vecanti. Pa Madheshti nuk ka gje ne bote. Madheshtia fizike ka pak vlera, kurse madheshtia morale eshte virtyt. Madheshtia fizike nuk te con ne madheshtine morale, sic kerkojne sot poetet qe te bejne titujt, fotografite ne kapake te librit, ndonje parethenie etj.
Poezine e ve ne krye te shkalles hierarkike. Romancieri gjithmon qendron me poshte se nje poet. Ishin poetet sovrane te Athines qe dhane kuptimin simbolik te jetes, krijuan trilogjine mahnitese, qe me von u imitua nga Shekspiri, drama spanjolle dhe gjithe bota me pas. Ne poezi gjen harmoni. Edukimin me te mire e bejne poete qe i drejtohen zemres dhe jo mendjes thote De Rada.
Në karakteret e personazheve të tij mishërohet heroizmi dhe trimëria e shqiptarëve. Skënderbeu i Pafan, vepra e De Radës dalin qartë veçori të talentit, si mjeshtër i tablove të gjera historike dhe i përshkrimit me zotësi të botës së brendshme të heronjve, të mendimeve dhe të ndjenjave më të thella e më të fshehta të njeriut.
Per jeten dhe veprimtarine e dijetarit nuk do te falasim, qe lindi dhe vdiq ( rreth 90 vjec), me shqiponjen himariote ne zemer ( beje Share ).
Nga: Dr. Kostantin Qeparoi
Burimi/Facebook


Leave a Reply