“Të jesh i djathtë do të thotë të jesh i pasur” – thotë Mithat Havari në banakun e Rudina Hilës!
***
“Të jesh i djathtë do të thotë të jesh hajdut” – plotëson Rudina!
—
Idiotësi, debilizëm apo bolshevikë të pandreqshëm!?
Personalisht, mendoj që është kjo e fundit!
Të jesh i djathtë do të thotë të jesh, fisnik, tradicional, të besosh në rregull e ligj!
I djathtë do thotë shoqëri e shëndoshë bazuar në vlera, virtyt, rregulla e ligj.
Do të thotë të besosh në të drejtën e pronës, konkurencën, lirinë ekonomike, taksat e ulëta dhe tregun e lirë!
Të jesh i djathë do të thotë të besosh në Zot e familje!
Të jesh i djathtë do të thotë të duash vendin e kombin tënd!
Të jesh i djathtë do të thotë të besosh në virtyt e vlerat e shoqërisë!
Të jesh i djathtë nuk do të thotë të jesh domosdoshmërisht i pasur pasi djathtizmi nuk është vetëm pasuri paçka se vlerat e së djathtës sigurisht që krijojnë të gjitha premisat dhe mundësitë që të bëhesh i pasur!
I djathti nuk është hajdut o Rudinë!
Nuk janë të djathtë hajdutët e sërës tuaj që i pasuruat duke plaçkitur shtetin, dhe pasuritë kombëtare! Ata janë thjesht kriminelë që e kanë vendin në burg sepse nuk e kanë vendosur pasurinë me djersën e ballit e në mënyrë të ligjshme!
Hajdutë janë proletarët që mendojnë të vjedhin e plaçkisin të pasurit!
Kur do të edukohen këta vemje?
Burimi/Facebook


Leave a Reply