Nga: Zylfi Haklaj
Ne dimë gjithçka që ke bërë dhe vazhdon të bësh kundër familjes sonë. Kemi zgjedhur të heshtim dhe të të lëmë rrugën e lirë, jo sepse nuk dimë apo nuk kemi çfarë të themi, por sepse nuk duam të ulim veten në nivelin e askujt dhe as të mbjellim hasmëri në fisin tonë.
Për hir të gjakut që na lidh, për hir të gjyshërve tanë, që ishin bij të dy vëllezërve, dhe për respekt të Malësisë së Gjakovës, kemi bërë përpjekje të vazhdueshme për t’iu shmangur kësaj përplasjeje.
Por durimi dhe heshtja jonë nuk duhet të keqkuptohen si mungesë dijenieje apo pafuqie.
Prandaj, përmes kësaj thirrjeje publike, të kërkojmë: Largohu nga familja jonë! Mos u merr më me vëllezërit tanë, as me njerëzit që ne i duam dhe i respektojmë. Na lër të jetojmë të qetë!
Ta kemi lëshuar rrugën, ndonëse nuk ka qenë e lehtë. Mos na detyro të nxjerrim në dritë gjëra që deri më sot kemi zgjedhur t’i mbajmë larg syve të të tjerëve. Siç të është thënë edhe nga avokati, ne dimë shumë, por kemi zgjedhur të mos i hapim këto çështje.
Nuk kërkojmë asgjë më shumë sesa qetësi, respekt dhe të drejtën për të jetuar të qetë me familjen dhe njerëzit tanë.
Një kërkesë e fundit për paqe dhe për t’i dhënë fund çdo ndërhyrjeje në jetën tonë.
Burimi/Facebook/Haklajt e Tropojës


Leave a Reply