Ramiz Lladrovci: E pamundur të përshkruhet dhimbja për familjen Krasniqi dhe Shala, familjen e Bacit Jakup dhe zonjës Sevdije, të cilët rrugën jetësore e lidhën ngushtë me fatin e atdheut dhe kombit. Ardhja e Bacit Jakup në shtëpi, me rastin e sëmundjes së rëndë të Sevdijes, bëhet edhe më e dhimbshme.
Sëmundja e Sevdijes më bën ta kujtoj mikpritjen në shtëpinë Familjes Shala në Ujmir. Me pjesëtarët e familjes Shala kisha njohje dhe afri nga vitet ’80, familje me tradita atdhetare dhe me besë. Më 3 tetor 1991, në shtëpinë e tyre është zhvilluar mbledhja historike e Lëvizjes Popullore të Kosovës. Në mbledhje morën pjesë atdhetarë e drejtues të rezistencës nga të gjitha trojet etnike dhe u morën vendime të rëndësishme për rrugën e mëtejme për çlirim.
Baca Jakup me Sevdijen, dëshmuan se ishin të pandashëm në rrugën për çlirim, krijuan familjen e shkëlqyer, ndërsa sot, vendimi i padrejtë në Hagë dhe sëmundja e rëndë e Sevdijes, na shkakton dhimbje, duke rikujtuar se ata që sakrifikuan për Kosovën, po vazhdojnë të bëjnë sakrifica.
Sevdijes i dëshirojmë shërim ndërsa Bacit Jakup dhe Familjes Krasniqi i shprehim nderim për qëndresën.
Burimi/Facebook/Radio Kosova e Lire


Leave a Reply