Duhet të theksohet një fakt historik: gjuha shqipe mori statusin e gjuhës zyrtare në vitin 1947, në një kohë kur shqiptarët e Maqedonisë Perëndimore përbënin një popullsi autoktone. Ky zhvillim ndodhi përpara krijimit të OSBE-së, Komisionit të Venecias dhe tri universiteteve të arsimit në gjuhën shqipe që ekzistojnë sot në vend.
Njohja e gjuhës shqipe në vitin 1947 i atribuohet përpjekjeve të personaliteteve të shquara, ndër të cilët Azem Marana, Dr. Pjetro Janura nga Fieri, bashkëpunëtor i ngushtë i poetëve Asdreni dhe Lasgush Poradeci, si dhe Mahmut Dumani, ndër të tjerë.
Këto zhvillime marrin një rëndësi të veçantë kur vendosen në kontekstin më të gjerë historik të rajonit, veçanërisht duke pasur parasysh ekzistencën e një territori të banuar nga shqiptarët, i njohur deri në vitin 1945 me emërtimin Shqipëria Etnike, si dhe rikonfigurimin politik të Ballkanit pas Luftës së Dytë Botërore. Krijimi i Republikës Jugosllave të Maqedonisë nën udhëheqjen e Josip Broz Titos në periudhën e pasluftës e transformoi thellësisht peizazhin politik dhe administrativ, duke sjellë pasoja afatgjata për popullsinë shqiptare.
Prandaj, njohja e gjuhës shqipe në vitin 1947 përfaqëson një etapë të rëndësishme historike në luftën për barazi gjuhësore dhe për njohjen e identitetit shqiptar në Maqedoni.
Sot, gjuha shqipe po bëhet gjithnjë e më pak e pranishme në territorin e Maqedonisë, në shkolla, universitete, vende pune, lokale dhe institucione shëndetësore. Në disa lagje, shqipja flitet kryesisht nga të moshuarit.
O popull, zgjohuni! Mos lejoni që t’ju shkelin mbi dinjitetin, gjuhën dhe identitetin tuaj!
Burimi/Facebook/Visit Kaçanik


Leave a Reply