Kozeta Zavalani
Dy antare të Fondacionit Nermin Vlora – unë bashkë me përfaqsuesen e diaspores per fondacionin Nermin vlora Falaschi, Vitore Stefa Leka, ishim të ftuara nga Presidentja e shoqatës “Donna in Rose” në Sile të Trevisos dhe Canoe Club Tirana, Albania, Anita Beqiri, që është njëkohësisht antare e Fondacionit Nermin Vlora Falaschi per degen Itali. Ajo me bashkëshortin Paolo Skarpa, kanë ngritur para 10 vitesh në Cavalino e tani 3 vite në Sile, një palestër moderne për mirëmbajtjen e shëndetit në përgjithësi dhe në veçanti në ndihmë të grave,që kanë kaluar tumorin në gji, e rehabilitohen jo vetëm në palester por edhe me Canoa, nëpërmjet Canoe Club Sile, që është Shoqata Amatore Sportive, me seli në Treviso.
Duke ecur mes ajrit të pastër në atë hapësirë të gjelbëruar, larg nga qyteti kaotik, midis të tjerash e pyes Anitën
– -Zonja Anita, je një nga të mbijetuarat e tragjedisë së kanalit të Otrantos, si e morët guximin, që shkuat atëherë me skaf?
– -Eh, atëherë të thuash që doli moda është fjalë e rëndë, por ishte si një sëmundje epidemike ajo ikja e shqiptarëve nëpër botë, për një jetë më të mirë. Nuk ishte e lehtë të merrje një vendim të tillë, veçanërisht kur ishe femër, sepse nëse nuk do të arrije të kaloje jashtë atdheut, nuk do të mundje të ktheheshe më në shtëpi, sepse, e keni vetë parasysh mentalitetin e shoqërisë sonë atëhere… Pasi më flet për pengun që ka për veten Anita më thotë –
-Pengu im ka qene realizimi i një betimi që i kam bërë vetes dhe shpresoj ta realizoj shume shpejt. Aty në Otranto qe eshte bere varri i shume shqiptareve, ndoshta do të ishte edhe i imi, ta kaloj me kanoe e me grate e Shoqatës Donna in rosse”. Vitin e kaluar pas nje tubimi me shoqaten Iliria ne Trevizo, erdhi ne shtepine time Nana Lokja si i thone, pra zonja Vitore Stefa Leka, e ne bisede e siper duke i treguar per deshiren dhe enderren time ne lidhje me eventin e kalimit te adriatikut me canoe deri ne Vlorezonja Vitore me tha me qe keni garat e canoeve ne Venecia nga e gjithe bota, me tha – Pse nuk fut ne gare dhe nje canoe me flamurin tone shqiptar? Kjo ide e saj u perqafua nga gjithe familjaret e mi qe ishin aty. U lajmerua menjehere dhe presidente e fondacionit Nermin Vlora Falaschi gazetarja Zenepe Luka dhe se bashku me poeten dhe kryetaren e shoqates “Ecim se bashku” Mardena Kelmendi ju futem punes. Ne kohe rekord perfundoj me sukses cdo gje dhe ne datën 24 maj te vitit kaluar, per here te pare bashke me mbi 2000 flamuj pjesmares nga gjithe bota, ne kete gare, u rendit dhe canoa jone me flamurin shqiptar, qe u prit me shume emocione nga shqiptaret emigrantë qe ishin anes bregut, si dhe u shoqerua nga anija pirate bere posaçërisht per kete dite. Anija Pirate shoqeroi garen gjatë detit Adriatik, ku midis udhëtarëve ishin edhe personalitete shqiptare, që nderuan me ardhjen e tyre si ambasadori shqiptar me bashkëshorten dhe nga kryesija e Fondacionit Nermin Vlora Falaschi- presidentja zonja Zenepe Luka, Nderi Kombit Margarita Xhepa, Mjeshtri Madh Irini Qirjako, Nderi Kombit Tinka Kurti, perfaqsuese diapores zonja Vitore Stefa Leka, Mjeshtri Madh Vitore Sallaku, Zonja e pare Teuta Topi etj. Duke pasur parasysh entuziazmin e treguar vitin e kaluar, ne vendosem ta përsërisim këtë përvojë të mrekullueshme…
Në një mjedis të mrekullueshëm e befasues natyror buzë lumit, Anita ka ngritur edhe kampet verore me fëmijët të cilët, nëpërmjet Canoe Club Sile do të organizojnë turne, duke përshkuar lumin Sile me canoe ose anije dragon, një lundër e gjatë me një kapacitet prej 20 persona. Kështu ata do të zhvillojnë aftësitë e tyre nëpërmjet lëvizjes harmonike të vozitjes, që nuk është vetëm sport, por është fjala për shfrytëzimin e trashëgimisë natyrore rreth nesh, shpesh pak e njohur dhe e nënvlerësuar. Shoqata ofron të gjitha objektet, personelin dhe pajisjet e nevojshme dhe është e gatshme për t’u angazhuar në këtë aktivitet emocionues.
Gjithashtu Canoe Club Sile ka ndërmarrë projektin “Gratë në rozë” për të ndihmuar gratë e operuara nga kanceri i gjirit për rimëkëmbjen pas-operative, pasi lëvizja e vozitjes është ushtrim që ndihmon në kullimin limfatik natyror dhe është në gjendje për të absorbuar këto akumulime limfatike që, krijojnë vështirësi në vasculature me rritje të krahut, me pasoja të mëdha negative dhe kufizime të dukshme në përdorimin e gjymtyrëve, duke shkaktuar trauma.
Pra Canoe, nuk është vetëm shërim, por në veçanti parandalim, pasi nga ky aktivitet përfitohet balancim në zonën e shpatullës dhe gjoksit, duke lejuar një përqendrim të lartë dhe përmirësim hemolymphatic e vascular sëbashku, si burim i mirëqenies jetësore.
Kampet verore “Natyra e sporti” për verën 2015, është me numur më të madh, pas një kërkesë masive nga prindërit që kthehen në Liqenet e Gjelbër. Aktivitetet që do të kryhen janë kanoe, pingpong, gjuajtje me hark si dhe lojra popullore tradicionale. Kampi veror është në Silea në piceri Lago Verde, e cila do të sigurojë një shërbim restorant dhe me cilësi të kontrolluar. Natyrisht çdo gjë do të jetë nën mbikëqyrjen e një stafi të kualifikuar dhe të aftë.
Ne vizituampalestrën bashkëkohore, me mjetet më moderne dhe unë zhvillova një intervistë të gjatë me Anitën, si një ndër të mbijetuarat e tragjedisë së Otrantos, të cilën mund ta lexoni të plotë në numurin e ri të Revistes Stina për Ndryshim.
Të nesërmen që në mëngjes herët Anita na mori me makinën e vet, së bashku me italianen Mara, që e do shumë Shqipërinë dhe në Cavalino hypëm në anijen e piratëve. Pasi u akomoduam midis shoqatave të tjera italiane, udhëtuam drejt Venecias. Nese dy ditë përpara kishte rënë shi, atë ditë të diele qielli ishte i paster e dielli shndriste gezueshëm mbi kokat tona, sikur të na uronte mirëse ardhjen…
Me Anijen e Pirateve, udhetuam neper ishujt e Venecias, ne edicionin e 41te te “Vogalunga di Venecia 2015” mundesuar nga Paolo Scarpa e Anita Beqiri Presidente e Shoqates Canoa Club Tirana, Albania, . Ndërkohë që grupi prej pesë vetësh hypi në canoa për të garuar midis 8000 veteve te ardhur nga shtete te ndryshme te botes. Shihnim sa bukur valonte krenar flamuri yne, ne duart e pese antareve te Canoas,qe pershkuan 34 km, te kryesuar nga Presidente e Shoqates Canoa Club Tirana, Albania-Anita Beqiri, qe Canoton se bashku me Bruno Kucin, Mira Gegen, Gjergji Caushi dhe Mara Venturi Italiane, qe eshte aq e dashuruar me Shqiperine tone dhe te gjithe kane veshur bluzat e kuqe me shqiponjen dykrenore te flamurit tone kombetar… Nje dite e pa harruar per gjithe emigrantet shqiptare ne Itali, te ardhur nga te gjitha viset ne qytetin e bukur te Venecias, që duartokisnin e brohorisnin, ne vitin e 41te te “Vogalunga di Venecia”… ku per te dytin vit, u ngrit flamuri shqiptar që u shoqërua me fitoren e Medialies. Ndërkohë ne shëtitëm në Komunën e Venedikut, ishullit që është artikuluar në dy qendra të ndryshme të Venedikut (në qendër të lagunës) dhe Mestre (në kontinent).Qyteti i Venecias ka qenë kryeqyteti i Republikës së Venedikut dhe në këtë drejtim njihet si Mbretëresha e Adriatikut. Për karakteristikat urbane dhe trashëgiminë artistike, Venecia është konsideruar universalisht një nga qytetet më të bukura në botë, së bashku me lagunën e saj, në mes të vendeve të trashëgimisë italiane nga UNESCO. Ky faktor ka ndihmuar ta bëjë atë qytetin e tretë italian (pas Romës dhe Milanos) me rrjedhën më të lartë turistike që vjen nga jashtë Italisë.
Foto nga Vogalunga 2015 ne Venecia ku znj.Anita Beqiri, Presidente e Shoqates Kanoa Club Tirana, Albania dhe Canoa Club Sile, per te dytin vit, beri te mundur ngritjen e flamurit shqiptar dhe fitoren e Medialies…Me teper rreth saj do te lexoni ne numurin e ri te Revistes Stina per Ndryshim…
Znj.Anita Beqiri, Presidente e Shoqates Kanoa Club Tirana, Albania dhe Canoa Club Sile, i dhuron Medalien perfaqsueses se Fondacionit Nermin Vlora Falaschi per Diaspore Znj.Vitore Stefa Leka duke thene se kjo Medalie i takon Shqiperise, kryeministrit e Fondacionit Nermin Vlora antare te se ciles jemi edhe ne…
Nje kenaqesi e vecante, qe se bashku me Perfaqsuesen e Diaspores, Nene Loken,(keshtu e therresin shumica e emigranteve Kosovarë) perfaqesuese e Fondacionit Nermin Vlora ishim mes nxenesve ne Shkolla Shqipe e Trevizos, qe drejtohet nga nenkryetari i Shoqates Iliria, Prof.Beqir Cikaqi e Malsore Shaqiri, te cilet i pergezoj per punen e bukur ne ruajtjen e gjuhes sone shqipe…Zoti Cikaqi pasi na prezantoi para nxënësve e mesuesve, mua kryesisht, sepse Vitorja kishte qenë edhe njëherë tjetër mes tyre, foli për punen e përkushtimin e tyre me fëmijët në mësimin e gjuhës sonë të bukur shqipe, gjatë vitit shkollor 2014-2015 që po përfundon me sukses . Ai tha se për librat e abetares i kishte ndihmuar Ministria e Arsimit e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës. Nxënësit recituan poezi, midis së cilave edhe poezinë e Vitores,”Pranvere” e cila është përfshirë në Antologjinë poetike të diasporës. Pastaj folëm unë e Vitorja, duke u ndalur në momentet më të rëndësishme të krijimtarisë letrare. Unë premtova se kur të vij herën tjetrë do tu sjell shumë libra nga krijimtaria ime dhe e miqve të mi shqiptarë. Foli edhe mësuese Malësorja, që ashtu sikurse Prof. Beqiri, punojnë vullnetarisht me fëmijët, në mjediset e komunitetit katolik. Na bëri përshtypje në hyrje, në një cep të korridorit, që një grua muslimane po falej, kur pranë tij gjendej portreti i Don Boskos…Asgjë për tu çuditur, sepse Zoti është një, pavarësisht ndasive fetare…Një takim i paharruar multietnik ishte edhe ai me grate emigrante, artiste e krijuese të ardhura nga vende të ndryshme, midis të cilave edhe Elodie Gola nga republika Domenikane, Qëllimi është që të rrisë ndërgjegjësimin dhe kulturën femërore, me gra të huaja emigrante, nxitjen reciproke me qëllim integrimin e mirëqenien, nëpërmjet kulturës dhe historisë së grave nga vende të ndryshme të botës…Per Z. Beqir M. Cikaqi, se shpejti nje interviste e zgjeruar…në Revistën Stina për Ndryshim
Shkruar nga Kozeta Zavalani
Bravo zojnave te bukira te fondacionit Nermin Vlora ju uroj suksese sa me te medha dhe vecanerisht zonjes se rende dhe nji ideatore e pa krahasushme zonja Vitore Stefa Leka qe kudo punon ndihmon dhe ndricon ne cdo ide dhe me punen e saje te palodhur dhe ne cdo moshe ajo eshte 20 vjece …e perqafoj nga londra …do beni mire te kini dhe ketu nji filial tuajin fondacioni i nderuar “Nermin Vlora “
Ju pergezoj per kete gjest humandhe krenar ju zonjat e nderuara Vitore Stefa Leka Dhe znj.Kozeta Zavalani ..xx