Në margjina të European Political Community (EPC) zhvillova një bisedë përmbajtësore me kryeministren e Mbretërisë së Danimarkës, Mette Frederiksen.
Folëm për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve tona dhe për forcimin e mëtejmë të tyre, për bashkëpunimin në fushën e drejtësisë, sikurse edhe për atë ekonomik e tregtar.
Shpreha mirënjohjen për qëndrimin e vazhdueshëm mbështetës të Danimarkës ndaj Kosovës dhe theksova rëndësinë e avancimit të Republikës sonë në procesin e integrimeve euroatlantike.
Burimi/Facebook


Leave a Reply