1. Pensionistë me 40 vite punë, por pa një jetë normale dhe dinjitoze.
2. Të moshuar që nuk përballojnë dot ushqimet dhe as ilaçet.
3. Të rinj që largohen dhe fshatra që boshatisen çdo ditë.
4. Bujqësi me toka pjellore, por pa krah pune dhe pa mbështetje nga shteti.
5. Persona me aftësi të kufizuara të përballur me braktisjen sociale.
6. Pasuri natyrore që nuk kthehen në mirëqenie publike,por shfytëzohen nga politikanët grabitqarë.
7. Prona dhe ekonomia familjare ende pa zgjidhje të qëndrueshme.
8. Institucione larg qytetarit dhe vendimmarrje pa dëgjim të komunitetit.
9. 35 vite rotacion politik, por probleme të pazgjidhura dhe përgjegjësi të munguara.
10. Një Shqipëri që ka nevojë për drejtësi, punësim, zhvillim dhe dinjitet.
Nuk mund të jemi një vend i pasur me nëntokë dhe i varfër në çdo familje!
Pasuria kombëtare duhet të kthehet në mirëqenie për qytetarët, jo vetëm në privilegj për pakicën.
Shqipëria ka nevojë për shtet që shërben ,jo pushtet që premton dhe pasurohet.
Paulin Marku
Burimi/Facebook


Leave a Reply