Të vdesësh është një folje, jo një fakt. Individi bashkëkohor, përkundrazi, është i përkushtuar vetëm ndaj mbijetesës, i lidhur pas pamjes fizike, dhe te tashmes, mungeses se sakrificave. Të imagjinosh se do të zgjasim përgjithmonë sigurisht është marrëzi.Epikuri e mendon vdekjen si një çast të paarritshëm. Por kjo është pikërisht vdekja, jo procesi i të vdekurit. Një fakt, jo një proces apo një event. Në realitet, ne vdesim çdo ditë, jemi duke vdekur çdo ditë. Jo vetëm, e as aq shumë, në kuptimin që vdesim paksa në çdo çast, por më tepër sepse në çdo çast mund të mendojmë për vdekjen, duke e shqyrtuar atë ndërsa e bëjmë këtë.
Të mendosh për vdekjen është e vetmja mënyrë autentike për të jetuar jeten. Të jetosh çdo çast sikur të ishte i fundit, duke qenë të vetëdijshëm për veprimet tona në çdo moment, dhe të gatshëm në çdo çast për të gjykuar veten (gjë që nuk do të thotë të gjykohesh nga të tjerët). Të vdesësh është vetem një folje, jo një fakt: ajo karakterizon çdo çast të jetës sonë. Nuk do të mund të jetoja asnjë çast, nëse nuk do të isha vazhdimisht i gatshëm ta gjykoja veten per shumecka qe bera dhe qe smunda te bej! Dhe kur perballe gjej njerez qe nuk dine, nuk munden apo sduan ta gjykojne veten e tyre mendoj qe ata tashme perjetojne vdekjen duke u ameshuar “ne qetesi” pasi e verteta eshte qe kur jeton cdo dite ti i largohesh vdekjes por kur ti e perjeton vdekjen atehere ti je tashme pjese e procesit te vdekjes!
Burimi/Facebook


Leave a Reply