Një nga problemet më të mëdha të politikës shqiptare është mënyra se si Partia Demokratike dhe Partia Socialiste përzgjedhin kandidatët për drejtimin e bashkive.
Të dyja partitë gjithmone nxjerrim emra nga zyrat e tyre politike dhe ua imponojnë antarve si kandidatë, pa i kaluar më parë në një proces real testimi, debati dhe ballafaqimi publik, por i génjejne me te ashtequajtara “Primare” nje proces deshtak dhe ngatrrestare.
Mund të ndodhë që një njeri të mos ketë punuar asnjë ditë në jetën e tij në administratë, në drejtim apo në menaxhim, por partia ta shpallë kandidat për kryetar bashkie, sikur drejtimi i një institucioni me dhjetëra mijëra banorë të ishte një detyrë që mësohet pasi të marrësh mandatin.
Po ku është konkurrenca? Ku është meritokracia? Ku është përgjegjësia ndaj anëtarësisë dhe qytetarëve?
Pse kandidatët nuk përballen fillimisht me njëri-tjetrin përpara anëtarësisë së partisë? Pse nuk zhvillojnë debate publike ku secili të paraqesë programin, përvojën, vizionin dhe zgjidhjet konkrete për problemet e bashkisë?
Anëtarësia duhet të ketë të drejtën të dëgjojë, të pyesë, të kundërshtojë dhe të gjykojë se cili kandidat ka aftësitë, formimin dhe përgatitjen e nevojshme për të drejtuar.
Nuk mjafton të jesh besnik i kryetarit të partisë, të kesh miqësi politike apo të jesh emër i preferuar në korridoret e selisë. Drejtimi i bashkisë kërkon përvojë, përgjegjësi, integritet, aftësi menaxhuese dhe njohje të problemeve të komunitetit.
Propozimi im është i thjeshtë, përpara se një parti të shpallë kandidatin për kryetar bashkie, duhet të zhvillojë një proces të hapur konkurrimi mes prurjeve të saj. Debatet duhet të jenë kusht, jo dekor politik. (Per kete vendos bast qe antarsia asnje nga ata kandidatet e kryetarve nuk dalin as me 5% i preferuar).
Sepse bashkia nuk është pronë e partisë, nuk është shpërblim për militantët dhe as vend pune për njerëzit e preferuar të kryetarit.
Kryetarin e bashkisë do ta zgjedhin qytetarët, por partia ka detyrimin moral dhe politik të mos ua servirë atyre një kandidat të paprovuar, pa i dhënë më parë mundësinë të provohet përballë alternativave të tjera.
Ndoshta pikërisht këtu duhet të fillojë ndryshimi i politikës shqiptare, nga mënyra se si përzgjedhim njerëzit që kërkojnë të na drejtojnë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply