Sot veprimi juaj me heqjen e Deklaratës së Pavarësisë dhe heqja e fotografisë së Atit Themeltar të Pavarësisë së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova dhe zëvendësimi i tyre me punimin filigran tuajin, është veprim i papranueshëm dhe skandaloz.
Me këtë veprim ju i keni zhgënjyer, i keni mërzitur dhe i keni fyer të gjithë njerëzit të cilët kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Heqja e fotografisë së Atit Themeltar të Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova është akt i papranueshëm sepse me këtë veprim keni prekur rëndë themelet e shtetit të Kosovës.
Presidente e nderuar, veprimi juaj poashtu len shije të keqe edhe tek diplomacia ndërkombëtare të cilët ditë për ditë bëjnë me dije se pa Presidentin Rugova Kosova sot nuk do të ishte e pavarur.
Presidente e nderuar, ju si Kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës duhet të jeni gardiane e afirmimit të së vërtetës për historinë e Kosovës e aq më tepër sot si Presidente e Kosovës.
Si veprimtare e çështjes së Kosovës për më shumë se tri dekada, si ish-deputete e Kuvendit të Kosovës dhe si bashkëpunëtore e Presidentit Rugova, pres nga ju që ju të jepni një sqarim rreth këtij veprimi tuaj dhe ti ktheni në vend nderi këto dy fotografi të rëndësishme të historisë së Kosovës, ashtu siç nderojnë dhe veprojnë shtetet demokratike në zyrat e tyre shtetërore, me dokumentet e tyre të rëndësishme shtetërore.
Burimi/Facebook


Leave a Reply