Po ju paraqesim nji foto me shumë vlera për këtë burrë të nderuem të Mazrrekut, agronomin Ded Zef Çuka, i cili rrjedh prej shpisë së Çuk Filipit, shpi vojvodësh të Mazrrekut, shpi e njohun për atdhetari, mençuni e trimni. Baba i Dedës ishte Zef Çuka, nji prej burrave me emën në kryengritjen e mazrrekasve për pavarësinë e trojeve tona. Deda, masi kreu studimet për Agronomi në Tiranë, u dallue si nji ndër specialistët ma të zotë të fushës. Kontribuoi në themelimin e fermës “Perlat Rexhepi” në Shkodër dhe e drejtoi me sukses eksperimentin e Ministrisë së Bujqësisë, i cili u ba i njohun në tanë Shqipninë, tue shërbye si shembull e shkollë për të gjithë. Njeri i drejtë, i palodhun dhe i rreptë në punë, la gjurmë të pashlyeshme në bujqësinë shqiptare.
Burimi/Facebook/Mazrreku Historik


Leave a Reply