Meshtari i Katedrales së Prizrenit, Dom Nikson Shabani, mesazh mbështetjeje për kryebashkiakun Kristian Shkreli
“I dashun Kristian,
Në këto momente, dëshiroj me ta përcjellë nji mendim miqësor dhe nji fjalë inkurajimi. Jemi me ty në lutjet dhe mendimet tona, tue të urue forcë, urti, qetësi dhe qëndrueshmëni për me e përballue këtë periudhë.
E kam vlerësue gjithmonë komunikimin, respektin dhe marrëdhënien njerëzore që kemi ndërtue ndër vite, si dhe mikpritjen dhe vlerësimin që ma ke tregue, së bashku me Bashkinë e Vaut të Dejës.
Mos harro se ke shumë njerëz që të vlerësojnë dhe të mbështesin në rrugëtimin tand njerëzor dhe në punën që ke ba në shërbim të komunitetit. Çdo situatë në jetë kërkon maturi, besim dhe forcë për me ecë përpara. Të uroj me e përballue këtë periudhë me qetësi, urti dhe dinjitet, tue e ruejtë besimin dhe shpresën.
Si meshtar, por edhe si njeri që e njeh nga afër përgjegjësinë e shërbimit ndaj të tjerëve, e di se kjo rrugë nuk asht gjithmonë e lehtë. Shërbimi ndaj njerëzve kërkon përkushtim, durim dhe sakrificë, ndërsa përgjegjësitë publike shpesh shoqnohen edhe me sfida, keqkuptime dhe vështirësi.
Besoj se respekti, miqësia dhe lutja janë vlera që nuk duhet të varen nga rrethanat e momentit.
Të uroj shëndet, forcë dhe paqe shpirtënore. Zoti të ndriçoftë, të udhëheqtë dhe të dhashtë urtinë e nevojshme në çdo hap!
Miqësia, respekti dhe lutja nuk duhet të mungojnë pikërisht në momentet e vështira.
Zoti të ndriçoftë dhe të dhashtë forcë!”
Burimi/Facebook/Shkodra Politike


Leave a Reply