Nëse dikush i ka varur shpresat te Elisa, Erioni apo te ndonjë tjetër që mund t’i dalë kundër Ramës brenda PS-së. Atëherë ose është naiv. Ose ka mbetur pa asnjë ide se si ndërrohet pushteti në një vend normal. Të presësh që Rama të rrëzohet nga njerëzit e tij. Ndërkohë që opozita rri në tribunë duke numëruar goditjet. Ëdhtë një strategji vërtet gjeniale! Vetëm se nuk dihet nëse kemi të bëjmë me opozitë Apo me tifozeri që pret rezultatin e ndeshjes mes socialistëve.
Rama nuk rrëzohet nga Erioni, Elisa apo Spiro. As nga sherret, intrigat dhe larjet e hesapeve brenda PS-së. Rama largohet kur përballë tij ngrihet një popull Që ka vrarë frikën dhe ka rifituar shpresën. Por që kjo të ndodhë. Duhet kauzë, frymë dhe besim. Dhe pikërisht këto tri gjëra mungojnë sot në tregun politik shqiptar.
Është vërtet tragjike të dëgjosh njerëz që thonë: “Po iku Rama, kush do të vijë?” Kjo nuk është më thjesht pakënaqësi ndaj opozitës. Është një aktakuzë ndaj një klase të tërë politike. Kur një popull ka frikë nga e panjohura më shumë sesa nga e keqja që njeh. Do të thotë se politika ka dështuar në mënyrë spektakolare. Dhe për këtë nuk është fajtori populli. Populli nuk ka detyrimin t’u shpikë politikanëve ide, t’u ndërtojë kauza. Ky është profesioni i tyre. Të paktën kështu pretendojnë kur kërkojnë votën.
Por çfarë ka bërë opozita ndër vite? Ka ndryshuar Kushtetutën Dhe ka ndihmuar në krijimin e një sistemi I cili i dha Ramës fuqi të jashtëzakonshme. Ka djegur mandatet, ka braktisur Parlamentin Dhe ka bojkotuar zgjedhjet lokale Pa një strategji që të justifikonte një aventurë të tillë politike. Pastaj është kthyer dhe na ka treguar se sa i fortë është Rama Po si të mos jetë i fortë, Kur kundërshtarët e tij i kanë bërë gjysmën e punës falas? Dhe Rama ka një avantazh të madh. Nuk ka përballë një opozitë që e detyron të dridhet për pushtetin. Ka përballë një opozitë që herë lufton me njëri-tjetrin. Herë me të kaluarën e vet Dhe herë pret që shpëtimi të vijë nga ndonjë përçarje në kampin kundërshtar.
Partia kryesore e opozitës, pra P.D.-ja. Vazhdon të jetojë në guaskën e saj. Nuk u hap, nuk u reformua Dhe nuk arriti të shndërrohej në një parti e djathtë. Me identitet, ide dhe alternativë qeverisëse. Duket sikur e ka ngatërruar partinë politike me pronën private. Kush hyn, kush del dhe kush ka çelësat vendoset brenda shtëpisë. Dhe pastaj çuditemi pse shqiptarët nuk besojnë!
Të mendosh se largimi i Elisës, Erionit apo i ndonjë figure tjetër të PS-së do të sjellë automatikisht fundin e Ramës, Është të ngatërrosh politikën me telenovelat. Sikur të mjaftonte largimi i një aktori Për të ndryshuar regjisorin dhe gjithë shfaqjen! Ata që presin që lufta brenda PS-së t’ua sjellë pushtetin në pjatë. Uroj të kenë durim. Se siç thotë populli: “Prit gomar të mbijë bar!” Vetëm se në këtë rast gomari është elektorati. Bari është shpresa Dhe opozita është duke pritur në hije. Po deputetët e opozitës? Çfarë roli luajnë? A janë përfaqësues të një alternative politike Apo thjesht numra që ngrihen, ulen dhe bëjnë zhurmë në Parlament? A dinë të dalin përballë qytetarëve. Të dëgjojnë, të bindin dhe të organizojnë? Apo misioni i tyre politik përfundon me një status në Facebook Dhe një fjalim të ashpër kundër Ramës?
Opozita duhet të bashkohet. Por bashkimi për çfarë? Për të ndarë karriget? Për të bërë një fotografi të përbashkët? Apo për të ndërtuar një projekt politik I cili i jep shqiptarëve arsye të besojnë? Sepse bashkimi pa ide Është thjesht një grumbullim kryetarësh e vullash. Kauza nuk është të bërtasësh më fort se Rama. Kauza është të tregosh çfarë do të bësh ndryshe nga Rama. Politikan nuk është ai që shan bukur. Por ai që di të ofrojë zgjidhje. Fjalët e rënda nuk janë program politik. Sikurse britmat nuk janë alternativë qeverisëse.
Rama nuk bie me të shara, me statuse, me lule Apo me duartrokitje nëpër salla. Ndryshimi kërkon një lëvizje qytetare masive, të organizuar, me kauzë Dhe me besim se Shqipëria mund të qeveriset ndryshe. Dhe këtu vijmë te thelbi i tragjikomedisë sonë politike.
Rama nuk ka nevojë të bindë shqiptarët se është i pazëvendësueshëm. Opozita po ia bën këtë shërbim çdo ditë! Pasi një opozitë që pret të rrëzohet kundërshtari nga njerëzit e vet, Nuk është opozitë që synon pushtetin. Është një opozitë që ka hequr dorë nga beteja. Por nuk ka guximin ta pranojë. Dhe nëse shpresa e saj është që ushtarët e Ramës të rrëzojnë komandantin Dhe pastaj t’ia dorëzojnë pushtetin opozitës. Atëherë kemi arritur në një pikë të re të absurditetit politik.
Të presësh që kundërshtari të fitojë luftën për ty, nuk është strategji. Është kapitullim. Madje kapitullim aq i rehatshëm. Sa nuk ke nevojë as të dorëzosh armët. Dhe mjafton të mos i kesh marrë kurrë në dorë! Dhe Shqipëria nuk ka nevojë për një opozitë që pret të bjerë Rama. Ka nevojë për një opozitë që është e aftë ta zëvendësojë! Sot Shqipëria ka nevojë për ndryshim. E jo për spektatorë të politikës!
Kujdes spiunët
Burimi/Facebook


Leave a Reply