Ndoshta ke harru lexo:
Ti je vetëm se njëri dhe asgjë më shumë se kaq.
Të kan sjellur në këtë botë dhe për këtë askush nuk të pyeti se a dëshiron ti apo jo ?!
Ti kan dhënë prindërit, nacionalitetin, ngjyrën e trupit, dhe tërë këtë që tani ke dhe askush s`të ka pyet se a dëshiron të zgjedhësh diçka por vetëm të janë dhuruar!
Kur erdhe në botë e gjete te gatshme me ujë, ajër dhe me të gjitha kushtet tjera të përshtatshme për jetesë.
Derisa ishe i pafuqishem si bebë, të tjerët u kujdesën për ty dhe për këtë asgjë nuk ke paguar!
Të janë dhënë të gjitha të mirat, a e sheh ti këtë? A e kupton se kush je ti?
A ke menduar ndonjëherë pse mua më janë dhënë tërë këto të mira apo vetem i ke shfrytëzuar dhe kaq, pa menduar prej nga erdhën, kush i solli dhe çka kërkohet prej meje si konpenzim?
Mendo pra, a nuk është tani koha të mendosh?
Vepro si të duash!
Dije mirë se të gjitha këto të mira që ti kanë dhënë po ashtu kan për ti marr pa të pyet se a je gati për ti dhënë apo s`je gati!?
Mendo të kan dhënë jetën kan për ta marr ;
të kan dhënë fuqin kan për ta marr ;
të kan dhënë furnizimin kan për ta marr ;
të kan dhënë tërë atë që ti knaqesh me to dhe të gjitha kan për ti marr ,
Pra ke me vdekë, më vjen keq prej teje erdhe në këtë botë dhe dole prej saj pa e njohur vetën tënde dhe qëllmin e krijimit tënd…çudi sa i dobët që je , ndërsa të duket vetja se si ti, s`është askush… !
Kujdesë: Tani përderisa i lexove këta rreshta dmth je akoma gjallë, mendo tani për këtë dhe plotëso qëllimin e krijimit tënd në mënyrë që të fitosh shpërblimin e merituar, se po nëse dështove në plotsimin e detyrës do të përjashtohësh nga shpërblimi dhe do të ipet vendi i merituar mu ashtu si ti ia jep vendin e merituar gjërave të cilat janë prishë , i hedh ato në mbeturina! Mos më thuaj se edhe ti dëshiron dikush te veproj kështu me ty, e nëse këtë nuk e don pra MENDO dhe dije se Ai i cili të krijoi ta dha një detyrë dhe e pret prej teje plotësimin e saj dhe kur të kthehesh tek Ai Ai do të shperblej për të ose denoj për dështim, ndërsa ti nëse ke forc ankohu dhe shiko nëse të ndihmon ankesa jote ….!!
Krijuesi yt të ka thënë: Nuk krijova xhinët dhe njerëzit për tjeter pos që të më adhurojnë.
A e ke plotësu këtë qëllim?
Mëso dhe dije se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Zotit
Ruaje vetën tënde dhe familjën tënde nga zjarri i Ferrit lëndë djegëse e të cilit janë gurët dhe njerëzit (ata që se kan plotësuar qëllimin e krijimit të tyre – mos u bë prej tyre)
Mendo, mendo, mendo


Leave a Reply