
Me vdekjen të gjithë pajtohemi, por ajo me çka ne nuk pajtohemi, është jeta (Graham Greene). Dhe jeta megjithë vuajtjet, problemet e sfidat që sjell, ajo është e ëmbël. Jeta nuk është fabrikë që prodhon me shtypjen e një butoni vetëm ditë të mira, por edhe ditë të këqia.
….Dhe meqë ne njerzit jemi emocialë, kemi ndjenja, shpesh nga dështimet, pësimet apo kur humbim të dashurit tanë ofshajmë, ngrejme zërin edhe kundër vetë jetës. Dhe në këto çaste të vështira të jetës, shumë prej nesh pyesim: a ka jeta kuptim?! Pse më është shkaktuar mua kjo dhembje?! Dhe shkojmë shpesh me mendimet tona duke thënë po „ç`farë Zoti është ai që na torturon me vite për t`na sprovuar“?! Dhe mendoj se shumë prej nesh i kemi shtruar vehtes të paktën njëherë pyetjen, se ku qëndron kuptimi i jetës, a ka jeta kuptim?
….Dhe tani kemi ardhur këtu, i jemi afruar pikës qendrore të temës që po e trajtojmë. Për të gjitha këto pyetje që i parashtuam e që na përcjellin në jetën tonë, dhe konkretisht në momentet e jetës më kritike, më të vështira është munduar t`i shpjegoj t`iu japë përgjigje psikologu i njohur Viktor Frankl, një njeri i madh i psikologjisë, i cili ka përjetuar holokaustin e Luftës së Dytë Botërore dhe që ka përjetuar vetë kampin e përqëndrimit. Ngjarja ndodh gjatë viteve 1942-45. Autori ka qëndruar më së shumti në kampin famëkeq Ausschwitz, ku humb prindërit, vëllain dhe gruan e parë shtatzënë.
….Duke parë rëndësinë dhe vlerën e librit të psikologut Viktor Frankl …trotzdem Ja zum Leben sagen, që në në përkthimin shqip është titulluar “Ku Qendron kuptimi i jetës, një psikolog përjeton kampin e përqëndrimit” e sidomos kur populli i Kosovës përjetoi vuajtje të mëdha gjatë luftës, me iniciativën e z. Albert Ramajt u bë përkthimi i këtij libri në gjuhën shqipe e që u botua nga shtëpia botuese “Shpresa” në Prishtinë (2003).
Libri është i ndarë në tri pjesë.. Pjesa e parë një psikolog përjeton kampin e përqëndrimit e përkthyer nga Arbnore Gojani, është e ndarë në tre faza:
….Në fazën e parë psikologu Frankel përshkruan pranimin në kampin e përqëndrimit, seleksionimin e të burgosurve, dezinfektimi i tyre, marrjen e gjësendeve të të burgosurve, reagimet e para të të burgosurve në kamp. Për këtë pjesë të ngjarjes Frankel shkruan: Reagimi i një të burgosuri me pranimin e tij në kampin e përqëndrimit përfaqëson një gjendje anormale të gjendjes shpirtërore, por megjithëatë gjykuar objektivisht kjo është normale dhe se është reagim tipik në ato rrethana që ata kanë përjetuar.
….Në fazën e dytë, Frankel përshkruan gjendjen e të burgosurve në kamp, apo jetën në kamp. Ai flet për apatinë që lind te të posaburgosurit e që arrin një vdekje të brendshme, dhe torturat e dhembshme që kanë përjetuar në kamp. Më tutje autori mundohet të gjejë përgjigje në pyetjen se cilët janë shkaktarët e apatisë, topitjes së shpirtit dhe ndjenjat e indiferentizmit të brendshëm. Pastaj vazhdon me endërrimet e të burgosurve dhe pasojat, uria e madhe dhe lufta për mbijetesë, seksualitetin, josentimentalitettin, politika dhe religioni, mëtutje përshkraun seancat shpirtërore, pastaj fenomenin e arratisë në brendi, arti në kamp etj…
….Megjithë vështërsitë dhe turturat fizike e psikike, të burgosurit janë munduar që të gjejnë kuptimin e jetës, që edhe në kamp ti jepet jetës një kuptim. Dhe kështu Frankel përshkruan situata ku, megjithë vuajtjet kalohet në humor, dhe se ka ekzistuar edhe në ato rethana katastrofale sensi për humor, e që shton se, humori ishte një armë e shpirtit në luftë për vetëmbajtje. Dhe përpjekja për ta zhvilluar sensin e humorit dhe për t`i shikuar gjërat në një dritë humoristike është një lloj taktike e mësuar gjatë zotërimit të artit për të jetuar.
….Ne këtë fazë Frankël përshkruan nevojën e higjenës, e cila kishte munguar aq shumë në kamp, sëmundjen e tifos që paraqitet në kamp, dëshira për vetmi, qetësi, etja për mallin për një grimë intimitetit dhe vetmi.
….Autori me të drejtë thotë se, ai që nuk e ka përjetuar kampin e përqëndrimit e ka vështirë të kuptoj se sa ishte e pavlerë jeta individuale e njeriut. Ai përshkruan se të burgosurit nuk kanë qenë të regjistruar me emra, por me numra, dhe se lista e numrave ishte e vetmja gjë me rëndësi, dhe se siç potencon Frankel, njeriu me kuptim të plotë të fjalës u shndërrua në një numër: i vdekur apo i gjallë, dhe se kjo nuk ishte me rëndësi; “jeta” e një “numri” ishte plotësisht irrelevante.
….Në pjesën ku flet për acarimin e gjendjes në kamp, psikologu përshkruan fundosjen e gjendjes shpirtërore të të burgosurve në një nivel primitiv, apatia, acarimi dhe shkaqet trupore si uria dhe mungesa e gjumit, gjendje kjo që shpiente edhe te shpërthimet e konflikteve edhe brenda vetë të burgosurve, si rezulat i tensioneve shpirtërore dhe torturave që kanë përjetuar.
….Megjithë ato vuajtje qe kanë përjetuar të burgosurit në kampin e përqëndrimit, psikologu Frankl thotë se përjetimet e jetës në kamp tregojnë se njeriu gjithsesi ka “alternativë” të funksionimit. Njeriu mund të ruaj gjurmët dhe mbeturinat e lirisë shpirtërore, qëndrimin e lirë ndaj rrethit, madje edhe në ato kushte tmerruese të shpypjeve psikike dhe fizike. Dhe më tej shton se mënyra se si ata kanë mundur t’i përballojnë vuajtjet, ishte me të vërtetë arritje vërtetë e brendshme, dhe thotë se, liria shpirtërore nuk mund t’i merret njeriut edhe deri në frymëmarrjen e fundit të jetës.
….Nëse jeta në përgjithësi ka kuptim, atëherë duhet të ketë kuptim edhe vuajtja, thotë Frankl. Vuatja është pjesë e jetës sikurse edhe fati dhe vdekja dhe se pa vuajtje dhe vdekje jeta nuk do të mund të ishte e tërësishme. Mënyra se si njeriu e pranon fatin e tij dhe të gjitha vuajtjet që ai fat i kërkon i jep mundësi të mjaftueshme – edhe nën rrethanat më të vështira- të shtoj një kuptim të thellë në jetën e tij. Dhe se forca e brendshme e një njeriu mund ta ngrisë atë edhe mbi fatin e jashtëm.
….Në pjesën analiza e ekzistencës provizore, Frankel vjen në përfundim se, vëzhgimet psikologjike të të burgosurve tregojnë se vetëm ai njeri i cili ka lejuar të fundosë mbajtjen e brendshme të moralit dhe të shpirtit, eventualisht ka rënë viktimë e ndikimit degjenerues të kampit. Dhe se ata që kishin humour qëndresën morale dhe shpirtërore preferonin të mbyllin sytë e të vdisnin, dhe se jeta për ta humbte kuptimin. Dhe ata që humbin shpresën për ardhmëri, humbnin edhe qëndrimin dhe rezistencën shpirtërore, dhe se kjo humbje e papritur e shpresës dhe guximit kishte efekt vdekjeprurës.
….Në pyetjen se për kuptimin e jetës, Psikologu i njohur Frankl, thotë se assesi kurrë nuk është me rëndësi se çka prisnim nga jeta, por çka jeta priste nga ne. Dhe jeta përfundimisht nuk do të thotë tjetër përveç se: të marrësh përgjegjësinë për të gjetur përgjigjen e drejtë për problemet e saj dhe të përmbushim detyrat të cialat jeta vazhdimisht i vë për secilin individ, për plotësimin e kërkesës së çdo momenti. Dhe pasi që kuptimi i jetës ndryshon nga njëri-tjetr i dhe nga njëri moment dhe momenti tjetër, autori Frankl thotë se, është e pamundur të definohet kuptimi i jetës në mënyrë të përgjithshme.
….Në fazën e tretë, autori flet për kohën pas lirimit nga kampi. Ai përshkruan se si ata kishin harruar të gëzohen, pas gjithë asaj kohe që kanë qëndruar në kamp. Rruga nga tensioni i lartë shpirtëror, i përjetuar gjatë qëndrimit në kamp, rruga nga ajo luftë nervore në qetësi shpirtërore, nuk ishte assesi rrugë pa pengesa thotë Frankl.
….Përveç deformimit, që ishte rezultat i lirimit të të burgosurve në mënyrë të papritur të presionit shpirtëror, ekzistonin dy eksperienca themelore që kërcënonin të dëmtonin karakterin e njeriut të liruar: zemërimin dhe zhgënjimin pas kthyerjes së tij në jetën e mëparshme.
….Në pjesën e dytë të librit është përkthimi i dramës se Frankëlit “Sinkronizmi në Birkenawald, një konferencë metafizike, të përkthyer nga Albert Ramaj. Poashtu ky i fundit e ka një shkrim në pasthënie shumë interesant për psikologun dhe themeluesin e logoterapisë, Viktor Frankl. Ramaj flet për jetën dhe veprat e tij, duke shpjeguar se çka ështe logoterapia e keshtu me radhë.
A ka nje fillim dhe një fund në të gjitha gjërat?
Besoj qe njeriu ka shume pretendime, e para eshte se ai mendon qe eshte origjina e shume gjerave.
Hipoteza qe ne jemi krijues te konceptit te Zotit eshte i mundur, por ka shume palidheshmeri kur jemi te vetedijshem ne te gjitha gjerat qe na rrethojne.
Bota ekziston me apo pa njeriun, nese do te duhej te mos kishte njeri ne planet, do te shkoja deri atje sa te besoja qe kjo do te ndjehej njeqind here me mire se sot.A nuk jeni dakord?
Pra, Toka ekziston ne vete me te gjitha ato qe e bene nje qelize te gjalle, dete, male, akullnaja po ashtu edhe krijesat e panumerta shtazore dhe vegjetale.
Gjithashtu, duket sheshit, meqe ne konceptet tona njerezore ne shohim fillimin dhe fundin ne te gjitha gjerat, ne kemi pershtypje qe na eshte dashur krijimi i nje ekzistence te nje qenje supreme duke mundur te jete origjina e ekzistences sone.
Por nese Njeriu krijoi Zotin, kush i krijoi te gjitha keto qe na rrethojne? A do te kishim pretendim te konsiderohemi origjina e botes?
Personalisht, nuk isha besimtar,ende edhe sot nuk besoj ne asnje religjion, por befeasohem tani te besoj qe mundet efektivisht te ekzistoj ky Krijues.Besoj qe duhet kuptuar diçka qe njerzite me sa duket nuk e kane kuptuar ende nje gje.Ne nuk shpikem asgje ne kete toke.Ne nuk bejme asgje tjeter vetem se zbulojme ajo qe ekziston tashme.
Asnje kombinim biokimik,fizik,muzikal e shume tjera nuk jane krijime tona, keto jane vetem zbulime.Ne zbulojme boten dhe kemi pershtypje qe e kemi shpikur.
Imagjinata jone a na takon neve? Padyshim, por nga vijne gjithe keta perbindesha, keto krijesa te tmerreshme dhe pamje fantastike qe ne shohim ne filmat tone? Ne e dime se truri i njeriut ka nevoje per nje stimulim per te mundur te krijoi gjera, historite dhe personazhet e çuditshme.
Ne bejme asgje tjeter veçse pergjigjemi me reflekse sikur shtazet, por ne nje shkalle te inteligjences me te nderlikuar.
Megjithate, inspirimi vjen demosdoshmerisht nga diku apo nga dikush.Ndoshta ne kemi pare botera tjera para kesaj, ndoshta ne jemi te afte te te transportohemi gjetiu ne disa momente ne jeten tone aktuale?
Shkurt, pyetjet tona ekzistenialiste nuk datojne nga dje dhe besoj qe Njeriu i ngaterron shume gjerat.
Shpirterat ne librin e Allan Kardec, thone qe neve na konsiderojne sikur femije.Perse?
Sepse nje femije nuk eshte ne moshe te kuptoj shume gjera e megjithate shume vite me vone arrine te shpjegoj fenomene abstrakte dhe konkrete por shume te nderlikuara.Shume vite me heret atij i duken te jashtezakonshme, por te pashpjegueshme.
Ne jemi femije ne syte e Shpirterave, sepse ne jemi te fascinuar nga situata dhe gjera qe ende nuk mund ti kuptojme.
Vendosni nje femije te dy apo tre vjeç para nje dritare, aishikon jashte, ai sheh shiun.Nena e tij mbyll perdet para tij, ai nuk sheh me shiun.
Per te, shiu eshte zhdukur por megjithate ne dime se ai eshte çdo here aty.Nena hap dritaren dhe shiu atij i shfaqet.
Ai nuk e di se çfare eshte shiu, nga vjen dhe si gjenerohet.Ai mund te filloj te kuptoj nje gje, qe nena e tij ja shfaq dhe ja zhduk shiun.Edhe ma mire ai eshte i bindur qe shiu fillon ne momentin qe nena e tij terheq litarin e perdes.
Megjithate shiu ekziston jashte perdes.Ai ekziston padyshim shume ma heret qe femija te mund te shoh.Per te pra, eshte nena e tij qe kontrollon boten rreth tij dhe fillimi i çdo gjeje eshte momenti kur ai veshtron (sheh).
Vetem shume me vone ai kupton qe nena e tij nuk bente asgje tjeter veçse i tregonte nje pjese te realitetit dhe fakti qe nuk i sheh, nuk do te thote qe gjerat nuk ekzistojne.
Pra, Njeriu eshte rritur por ai eshte ende shume i ri dhe tenton te shpjegoj shume gjera, dhe besoj mjerisht, qe ai duhet te nenshtrohet te mos e njeh origjinen ne nje te ardhme te afert.
Njeriu perdor shume koncepte per te tentuar te shpjegoj universin qe e rrethon.Mes tyre fillimin dhe fundin e çdo gjeje.Per te çdo gje shkon keshtu, meqe eshte ajo qe ai e sheh qe disa qindra vite.
Nje dite ndoshta ai do te kuptoj nje gje tjeter dhe do te jete i befasuar qe nuk kishte realizuar kete te vertete me heret..
PERSHPEJTIMI I EVOLUCIONIT NE RIBERJEN E NJERIUT pjesa II
Nanoteknolgjia dhe truri i njeriut
Zbatimi më i rëndësishëm dhe më rrënjësor i nanobotëve, që do të paraqiten diku rreth vitit 2030, do të jetë rritja e fuqisë së mendjeve tona nëpërmjet bashkimit të inteligjencës biologjike me jobiologjiken, ose të “makinave”.
Në 25 vitet e ardhshme do të mësojmë si t’i përforcojmë 100 bilionë lidhjet e ngadalta ndërneuronale me lidhje virtuale të shpejtësisë së lartë nëpërmjet nanorobotikës.
Kjo do të na lejojë të përforcojmë tej mase aftësitë tona për identifikimin e formave dhe rregullsive, kujtesën tonë, dhe fuqinë e përgjithshme të të menduarit, si dhe të komunikojmë drejtpërdrejt me forma të fuqishme të inteligjencës kompjuterike.
Kjo teknologji do ta mundësojë komunikimin pa tela ndërmjet dy trurëve. Me fjalë të tjera, epoka e komunikimit telepatik ka gjasa të bëhet realitet shumë shpejt.
Sot truri ynë ka një konstruksion relativisht të fiksuar. Edhe pse ne vazhdimisht shtojmë numrin e rrugëve ndërneuronale dhe përqendrimet e neurotransmetuesve si pjesë normale e procesit të të mësuarit, fuqia e tanishme e përgjithshme e trurit njerëzor është shumë e kufizuar.
Rreth fundit të viteve 2030, kur do të arrijmë të rritim inteligjencën tonë me ndihmën e inteligjencës artificiale, do të jemi të aftë të shkojmë përtej arkitekturës bazike të zonave neurale të trurit.
Implantet (shtesat) trurore të bazuara në shpërndarjen e gjërë të nanobotëve inteligjentë do të na e zhvillojnë tej mase kujtesën tonë dhe, në anën tjetër, do t’i përmirësojnë shumë të gjitha aftësitë tona shqisore, kognitive (njohëse) dhe ato për identifikimin e trajtave dhe rregullsive.
Pasi robotët do të komunikojnë me njëri-tjetrin, ata do të jenë në gjendje të krijojnë çfarëdo grupe lidhjesh të reja nervore, të prishin lidhjet ekzistuese (duke bllokuar ndezjen neurale), dhe të shtojnë rrjete plotësisht mekanike, si dhe të komunikojnë ngushtësisht me programe të reja kompjuterike dhe inteligjenca të reja artificiale.
Zbatimi i inteligjencës artificiale në sistemet tona biologjike do të jetë një hap evolucionar përpara për njerëzimin, por kjo gjithashtu do të thotë se do të bëhemi më shumë “makinë” se “njeri”. Miliarda nanorobotë do të lëvizin nëpër sistemin e qarkullimit të gjakut në trupin dhe trurin tonë.
Brenda trupit tonë ata do të shkatërrojnë patogjenët, do të ndreçin gabimet në ADN, do të eliminojnë toksinet (helmet) dhe do të kryejnë shumë detyra për rritje të mirëqenjes sonë fizike. Për rrjedhim, do të jemi në gjendje të jetojmë pambarim pa u plakur.
Në trurin tonë nanobotët do të ndërveprojnë me neuronet tona biologjike, duke e bërë të mundshme, nga brendia e sistemit nervor, realitetin virtual me imersim (rrethim apo përjetim) të plotë me përfshirje të të gjitha shqisave, si dhe të korrelateve neurologjike të emocioneve tona.
Çka është më kryesorja, kjo lidhje intime ndërmjet të menduarit tonë biologjik dhe inteligjencës mekanike që po krijojmë do të zhvillojë thellësisht inteligjencën njerëzore.
Lufta do të orientohet drejt armatimit të bazuar në nanobotë, si dhe në kiber-armë. Mësimi në fillim do të bëhet on-line, por kur truri ynë do të jetë plotësisht on-line ne do të jemi në gjendje të shkarkojmë dituri dhe shkathtësi të reja. Roli i punës do të jetë për të krijuar dije të çdo forme, prej muzikës dhe artit e deri te matematika dhe shkenca.
Edhe roli i lojës do të jetë krjimi i diturive. Në të ardhmen, nuk do të ketë një dallim të qartë ndërmjet punës dhe lojës.
Revolucioni robotik
Prej tre revolucioneve teknologjike (gjenetik, nanomekanik, dhe robotik) që përbëjnë Singularitetin, me ndikim më të thellë është ai robotik ose, si quhet zakonisht, revolucioni i inteligjencës artificiale të fortë. Kjo i referohet krijimit të aftësisë së të menduarit kompjuterik që i kalon aftësitë e të menduarit të njeriut.
Tani jemi shumë afër ditës kur njerëzit plotësisht biologjik (si i njohim ne sot) nuk do të jenë më inteligjenca mbizotëruese në planet. Nga fundi i këtij shekulli inteligjenca kompjutacionale ose mekanike do të jetë triliona herë më e fuqishme se inteligjenca e papërforcuar biologjike e njeriut.
Mendoj se inteligjenca kompjuterike, ose si unë e quaj inteligjenca jobiologjike, duhet të konsiderohet si njerëzore meqë ajo rrjedh plotësisht nga qytetërimi njerëzoro-mekanik dhe do të bazohet, së paku pjesërisht, në versionin e prodhuar nga njeriu të një truri funksional njerëzor.
Bashkimi i këtyre dy botave të inteligjencës nuk është vetëm shkrirje e mediumeve biologjike dhe mekanike të të menduarit, por, çka është më kryesorja, shkrirje e metodave dhe organizimeve të të menduarit që do t’i forcojnë mendjet tona gati në çdo mënyrë të mundshme.
Të menduarit njerëzor biologjik është i kufizuar në 1016 (10 në fuqinë e 16-të) kalkulime në sekondë (cps-calculation per second) për një tru njerëzor (bazuar në modelimin neuromorfik të zonave të trurit) dhe në rreth 1026 cps për të gjithë trurët njerëzor.
Këto figura nuk do të pësojnë ndryshim të ndjeshëm edhe me përshtatjet bioinxhinierike të gjenomit tonë.
Në anën tjetër, fuqia procesuese e inteligjencës jobiologjike ose e AI-së së fortë (strong artificial intelligence) po rritet me shpejtësi eksponenciale (edhe vetë shpejtësia po rritet) dhe ajo do ta kalojë shumë inteligjencën biologjike nga mesi i viteve ’40 të këtij shekulli.
Inteligjenca artificiale do t’ia kalojë domosdo inteligjencës njerëzore për disa arsye.
Së pari, makinat mund t’i ndajnë informatat me njëra-tjetrën dhe të komunikojnë mes tyre me efikasitet shumë më të madhe se njerëzit. Si njerëz ne nuk kemi mjete për të këmbyer modelet e panumërta të lidhjeve ndërmjet neuroneve dhe nivelet e përqendrimit të neurotransmetuesve që përbëjnë të mësuarit, dijet dhe shkathtësitë tona të tjera, përveç nëpërmjet komunikimit të bazuar në të folur.
Së dyti, shkathtësitë intelektuale të njerëzimit janë zhvilluar në përshtatje me shtysat e evolucionit në ambientet natyrore. Ato shkathtësi, që janë para së gjithash të bazuara në aftësitë tona për të njohur dhe për të nxjerrë kuptime nga trajtat dhe rregullsitë që i kapim nëpërmjet shqisave, na mundësojnë të jemi shumë të aftë në disa detyra si p.sh. për të dalluar fytyrat, për të identifikuar objekte dhe për të njohur tinguj të të folurit.
Për fat të keq, truri ynë nuk është aq i përshtatshëm kur kemi të bëjmë me rregullsi më të ndërlikuara, si ato që ekzistojnë në të dhënat financiare, shkencore ose të produkteve. Zbatimi i teknikave të bazuara në kompjuterë do të na japë liri të zotërojmë plotësisht modelet e identifikimit të rregullsive (pattern recognition).
Dhe në fund, ndërsa dija njerëzore të shpërngulet në internet, makinat do të tregojnë gjithnjë e më shumë mjeshtëri në leximin, të kuptuarit dhe në sintetizimin e informacionit njerëzor-mekanik.
Pula apo veja
Pyetje qendrore lidhur me Singularitetin është se a do të vijë e para “pula” (AI-ja e fortë) apo “veja” (nanoteknologjia). Me fjalë të tjera, a do të çojë AI-ja e fortë te nanoteknologjia e plotë (asemblerë për fabrikim molekular që mund ta shndërrojnë informacionin në produkt fizik), apo nanoteknologjia e plotë do të sjellë AI-në e fortë?
Sipas mendimit të parë AI-ja e fortë do të jetë në pozitë të zgjidhë çdo problem eventual ndërtimor për zbatimin e nanoteknologjisë së plotë. Mendimi i dytë bazohet në supozimin se kërkesat harduerike për AI të fortë do të përmbushen vetëm me kompjutim të bazuar në nanoteknologji.
Gjithashtu, kërkesat softuerike për zhvillimin e AI-së së fortë do të ndihmohen nga nanobotët. Këto makina mikroskopike do të na e bëjnë të mundshme të kryejmë skanime tepër të hollësishme dhe të sakta të trurit të njeriut, si dhe të skicojmë diagrame që do të na tregojnë se si arrin truri t’i bëjë të gjitha ato gjëra interesante që na kanë hutuar aq gjatë si p.sh. të krijojë kuptim, të kontekstualizojë informacionin, dhe të përjetojë emocione.
Në çastin që do të kemi kuptuar në tërësi si funksionon truri, ne do të mundemi të rikrijojmë dukuritë e të menduarit njerëzor në makina. Kompjuterëve, që do të jenë superiorë në kryerjen e detyrave mekanike, do t’u dhurojmë inteligjencë si të gjallesave.
Përparimi në të dy fushat (nano dhe robotike) do të kërkojë doemos përdorimin e mjeteve tona më të avancuara, kështu që përparimet në një fushë do të ndihmojnë njëkohësisht progresin në fushën tjetër. Megjithëkëtë, unë pres që zbulimet më të rëndësishme nanoteknologjike do të ndodhin para AI-së së fortë, por vetëm për disa vjet (rreth 2025-ës për nanoteknologji dhe 2029 për AI-në e fortë).
Ndonëse nanoteknologjia do të jetë revolucionare, AI-ja e fortë do të ketë pasoja më të thella. Nanoteknologjia është e fuqishme por jo doemos edhe inteligjente. Ne mund të sajojmë mënyra së paku për t’u përpjekur të kontrollojmë fuqinë e jashtëzakonshme të nanoteknologjisë, por superinteligjenca është nga vetë natyra e vet e pakontrollueshme.
Revolucioni nano/robotik gjithashtu do të na bëjë të rikonsiderojmë vetë definicionin e njeriut. Jo vetëm që do ta gjejmë veten të rrethuar me makina që shfaqin tipare njerëzore, por edhe do të jemi më pak njerëzor.
Përkundër potencialit të jashtëzakonshëm të ardhshëm të mjekësisë, jetëgjatësia e vërtetë njerëzore do të arrihet kur t’i flakim plotësisht trupat tanë biologjikë. Duke lëvizur drejt një ekzistence me bazë softuerike do të përftojmë mjete për “të krijuar kopje rezervë” (për të ruajtur në sfond digjital rregullsitë kryesore që janë në bazë të dijeve, shkathtësive dhe personalitetit tonë) duke e bërë të mundshme kështu pavdekësinë virtuale.
Falë nanoteknologjisë do të kemi trupa që jo vetëm që do t’i ndryshojmë por që do t’i shndërrojmë në forma të reja si të na dojë qejfi. Gjatë viteve ’20 do të jemi në gjendje të shndërrojmë trupat tanë brenda ambienteve të realitetit virtual me imersim të plotë me inkuadrimin e të gjitha shqisave tona, ndërsa mundësinë për ta bërë këtë në realitet real do ta kemi rreth viteve ’40.
Rrjedhimet e Singularitetit (njëshmërisë)
Si do të duket natyra e përvojës njerëzore kur të mbizotërojë inteligjenca kompjuterike? Cilat janë pasojat për qytetërimin njerëzoro-mekanik kur AI-ja dhe nanoteknologjia do të jenë në gjendje të krijojnë me të dëshiruar çfarëdo produkti, çfarëdo situate dhe ambienti që mundim të marrim me mend?
E theksoj rolin e imagjinatës këtu sepse në krijimet tona do të vazhdojmë të jemi të kufizuar nga imagjinata jonë. Por mjetet tona për vënie në jetë të imagjinatës sonë po bëhen gjithjë e më të fuqishmë në mënyrë eksponenciale.
Zakonisht njerëzit kalojnë nëpër tri faza kur mendojnë për ndikimin e teknologjive të ardhshme: atë të mahnitjes dhe habisë me potencialin e tyre për të mposhtur problemet e vjetra, pastaj përjetojnë një ndjenjë tmerrimi para rreziqeve të reja që i shoqërojnë këto teknologji të reja, dhe në fund e kuptojnë se mënyra e vetme e zbatueshme dhe e ndërgjegjshme është vendosja e një kursi që do t’i realizonte dobitë e saj dhe do t’i zbuste rreziqet.
Personalisht pres që megjithatë të mbizotërojnë zbatimet kreative dhe konstruktive të këtyre teknologjive, ashtu si, besoj, po ndodh edhe sot. Mirëpo duhet t’i rritim shumë investimet tona në zhvillimin e teknologjive të posaçme mbrojtëse. Jemi në një fazë kritike kur duhet t’i zbatojmë në mënyrë direkte teknologjitë mbrojtëse për nanoteknologji gjatë dhjetëvjeçarit të dytë (2013-2019).
Besoj se një moszhvillim i kufizuar i disa mundësive teknologjike duhet të jetë pjesë e reagimit tonë etik ndaj rreziqeve të sfidave teknologjike të shekullit të njëzetenjëtë. Për shembull, Bill Joy dhe unë kemi shkruar para pak kohësh një editorial në New York Times në të cilin kritikojmë botimin e gjenomit të gripit të 1918-ës në internet sepse ai është material i rrezikshëm.
Shembull tjetër konstruktiv janë udhëzimet etike të propozuara nga instituti Foresight: nanoteknologët pajtohen të heqin dorë nga zhvillimi i entiteteve fizike që mund të vetëshumohen në ambient natyror pa mbikëqyrje njerëzore ose pa ndonjë mekanizëm kontrollues.
Megjithatë, vendimi për të vënë kufizime të tepërta do të minonte përparimin ekonomik dhe është diçka etikisht e paarsyetueshme duke pasur parasysh mundësitë për luftimin e sëmundjeve, varfërisë dhe për pastrimin e ambientit.
S’ka nevojë të shikojmë në të ardhmen për të parë premtimet dhe rreziqet e përparimit teknologjik. Nëse do t’u përshkruanim njerëzve të shekujve të shkuar rreziqet me të cilat ballafaqohemi ne sot (p.sh. bombat atomike dhe hidrogjenike) atyre do t’u dukej marrëzi të bëhen rrezikime të tilla.
Por sa njerëz në vitin 2006 vërtet do të dëshironin t’i ktheheshin jetës së shkurtër, të vrazhdë, plot me sëmundje, me varfëri e fatkeqësi që 99% të njerëzve i kanë përjetuar dy shekuj më parë?
E kaluara mund të na duket nganjëherë edhe romantike, por deri tani vonë pjesa dërrmuese e njerëzimit ka bërë jetë tejet të brishtë ku një fatkeqësi fare e rëndomtë mund të kthehej në katastrofë.
Para dyqind vjetësh jetëgjatësia për femrat në Suedi ishte përafërsisht 35 vjet, që është shumë pak krahasuar me jetëgjatësinë më të lartë sot – gati 85 vjet për japonezet.
Jetëgjatësia për meshkujt ishte 33 vjet, krahasuar me 79 vjet sot. Përgatitja e një darke kërkonte gjysmë dite, mandej çdo aktivitet njerëzor kërkonte punë të rëndë. Nuk kishte as sisteme për përkujdesje sociale.
Pjesë të mëdha të njerëzimit ende rrojnë në këtë mënyrë të vështirë, çka është së paku një arsye për të vazhduar përparimin teknologjik dhe përmirësimin ekonomik që e shoqëron atë.
Vetëm teknologjia, me aftësinë e saj për të siguruar përparime të shpejta të mundësive dhe produkteve që janë financiarisht të përballueshme mund të ballafaqohet me problemet si varfëria, sëmundjet, ndotja dhe brengat e tjera thelbësore të shoqërisë. Dobitë e përkushtimit tonë në zgjidhjen e këtyre problemeve janë më se të qarta.
Ndërsa Singulariteti po ofron do të jemi të detyruar t’i ripeshojmë idetë tona për natyrën e jetës njerëzore dhe t’i riplanifikojmë institucionet tona. Inteligjenca në Tokë dhe rreth saj do të vazhdojë të zhvillohet në mënyrë eksponenciale derisa t’i mbërrijmë limitet e materies dhe energjisë të nevojshme për të mbajtur gjallë kompjutimin inteligjent.
Kur t’i afrohemi këtij kufiri në skutën tonë galaktike, inteligjenca e qytetërimit tonë do të zgjerohet në drejtim të jashtëm në pjesën tjetër të universit, duke arritur sakaq shpejtësinë më të madhe të mundshme.
Me shpejtësi ne kuptojmë shpejtësinë e dritës, por ka sugjerime se ndoshta do të arrijmë të anashkalojmë këtë limit (me gjasë duke shfrytëzuar rrugë të shkurtra nëpërmes “vrimave krimbore,” ose rrugëve të tjera hipotetike nëpër hapësirë dhe kohë.)
Është pikëpamje e zakonshme se shkenca në vazhdimësi e ka korrektuar mendimin tepër të fryrë për rëndësinë tonë të veçantë. Stephen Jay Gould ka thënë: “Revolucionet më të rëndësishme shkencore përfshijnë, si veçori e vetme e përbashkët e tyrja, çfronëzimin e arrogancës njerëzore nga piedestalet e njëpasnjëshme të bindjeve të mëparshme për rëndësinë tonë të veçantë në gjithësi.”
Megjithatë, në fund na del se ne jemi të veçantë. Aftësia jonë për të krijuar modele të realitetit virtual – në trurin tonë, e kombinuar me gishtërinjtë tanë modestë, ka qenë e mjaftueshme për të përftuar një formë tjetër të evolucionit: teknologjinë.
Ai zhvillim mundësoi vazhdimësinë e ritmit përshpejtues që filloi me evolucionin biologjik. Dhe do të vazhdojë derisa të gjithë universin ta kemi në majë të gishtave.
Perkthyer nga Discoveri channel


Leave a Reply