U përmbyll Forumi Qytetar “Shqipëria dhe e Ardhmja e Europës: Qytetarët në Qendër të Zgjerimit të BE-së”, i organizuar nga Grupi i Mbështetjes së Demokracisë dhe Koordinimit të Zgjedhjeve i Parlamentit Europian, në bashkëpunim me Kuvendin e Shqipërisë.
Gjatë Forumit, 50 qytetarë nga zona të ndryshme të vendit u përfshinë në diskutime me deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, eurodeputetin Marco Tarquinio, Kryetar i Delegacionit për Komisionin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri në Parlamentin Europian, si dhe ekspertë kombëtarë, për të diskutuar mbi qeverisjen, reformat ekonomike, pjesëmarrjen qytetare dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
🗳️ Forumi u përmbyll me votimin e rekomandimeve përfundimtare nga qytetarët pjesëmarrës, të cilat do ti drejtohen Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit Europian.
E nderuar, e vlerësuar dhe tejet e lumtur që isha pjesë e këtij Forumi Qytetar, ku na u dha mundësia të japim rekomandimet tona për Parlamentin Europian dhe Parlamentin Shqiptar.
Ishte një moment i veçantë të ishim 50 delegatët e parë që ngritëm zërin dhe përcollëm rekomandimet tona për Shqipërinë, në fusha të rëndësishme si arsimi, turizmi, bujqësia, lufta kundër korrupsionit, largimi i trurit, teknologjia dhe shumë të tjera.
Një mundësi për të mos qenë thjesht dëgjues, por zë i qytetarëve dhe pjesë e një procesi ku fjala jonë ka rëndësi.
Mirënjohëse për këtë përvojë dhe krenare që isha aty.




Burimi/Facebook


Leave a Reply