Kur shërbimet jetike kthehen në pronë të interesave politike, ndërsa profesionizmi zëvendësohet nga emërimet partiake, rreziku nuk është vetëm administrativ apo financiar, por edhe njerëzor.
Energjia elektrike nuk është vend për militantizëm, eksperimente apo pazare politike,pasi OSHEE dhe institucionet përgjegjëse kanë detyrimin të garantojnë sigurinë e rrjetit, mirëmbajtjen, kontrollet teknike dhe reagimin në kohë.
Në këtë periudhë ,brenda pak muajsh raportohen vdekje të përsëritura të elektricistëve në krye të detyrës, institucionet nuk mund të mjaftohen me ngushëllime dhe deklarata pas tragjedisë,ku raportimet e fundit flasin për dhjetë elektricistë të vdekur gjatë vitit 2026, shifër që kërkon verifikim zyrtar.
Pyetjet që kërkojnë përgjigje janë të qarta:
1.A bëhen emërimet në OSHEE mbi bazën e meritës dhe profesionalizmit apo të lidhjeve politike?
2.Kush kontrollon kualifikimin e drejtuesve dhe përgjegjësve teknikë?
3.A kanë elektricistët pajisjet dhe trajnimet e nevojshme për sigurinë në punë?
4.Kush mban përgjegjësi për kontrollet, procedurat dhe mbikëqyrjen e ndërhyrjeve?
5.A po hetohet zinxhiri i përgjegjësisë institucionale pas çdo vdekjeje?
Nuk po kërkojmë fajtorë pa hetim, por po kërkojmë transparencë, përgjegjësi dhe drejtësi.
OSHEE nuk është pronë e partive politike,por është shërbim publik dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe punonjësve.
Një elektricist që niset për të sjellë dritë në shtëpitë tona, duhet të ketë garancinë se do të kthehet gjallë pranë familjes së tij.
Vdekjet e paralajmëruara nuk duhet të bëhen statistika të radhës,sepse jeta e njeriut nuk negociohet me interesa politike!
Burimi/Facebook


Leave a Reply