
Beti Njuma
Mbrëmë tek emisioni im ORA E BETIT kolegia Anduena Llabani na zbuloi ekskluzivisht se në godinën e SPAK-ut është ngritur tashmë një lokal dhe një palestër për hetuesit e BKH-së. Ndërkohë që pikërisht dje mësuam se po kjo prokurori e posaçme ka kërkuar një psikolog për të mbështetur hetuesit e BKH-së, që sipas saj po përballen me presione psikologjike, kërcënime dhe ngarkesë të lartë gjatë ushtrimit të detyrës. E besoj se në ç’hall janë hetuesit dhe prokurorët aq sa me gjasë vitin tjetër mund të na kërkojnë edhe sauna e xhakuzi për të luftuar stresin. Aq në presion janë sa imagjinoni, Benet Becin që në përgjime fliste për përfitim ““320 mijë euro për ne me dy klasë shkollë” e amnistuan nga burgu me shërbim prove. Pra 4 vitet e ardhshme, falë prokurorit Dritan Prençi, Beneti do bëjë xhiro aty afër SPAK-ut për të vënë firmën një herë në muaj. Ia vlen të firmosësh 4 vjet për 320 mijë aspra!
BurimI/Facebook/Elona Caslli


Leave a Reply