Edi Rama dhe të gjithë ata politikanë që, për më shumë se 20 vjet, kanë ushtruar pushtet dhe ndikim, duke e shndërruar politikën në instrument të dominimit dhe arrogancës.
Sjellja politike e Edi Ramës duket se nuk njeh kufij. Kërcënimet ndaj pedagogëve dhe studentëve, shtyllës së dijes, mendimit kritik dhe së ardhmes së një kombi, janë dëshmi e një pushteti që nuk e duron dot zërin e lirë dhe kundërshtimin qytetar.
Ironia dhe heshtja e ambasadorëve të BE-së, parlamentarëve dhe gazetarëve, në vend që ta frenojnë këtë arrogancë, duket se e ushqejnë më tej, duke i dhënë hapësirë një politike gjithnjë e më agresive dhe brutale. Por, o Edi Rama, as pushteti nuk është i përjetshëm, as kërcënimi nuk është forcë dhe as arroganca nuk është madhështi!
Profesorët dhe studentët janë më të mëdhenj se çdo pushtet që përpiqet t’i frikësojë. Ata përfaqësojnë dijen, dinjitetin, lirinë dhe të ardhmen e Shqipërisë. Dhe pikërisht ata, së bashku me qytetarët, do të përcaktojnë fundin e një pushteti që ka harruar përgjegjësinë ndaj popullit.
Ik, o Edi Rama! Shqipëria është më e MADHE se ti!
Shqipëria nuk është pronë e pushtetit, por e qytetarëve të saj. 🇦🇱
Doc. Dr. Gjyla Çeliku
Burimi/Facebook


Leave a Reply