Në mbështetje të kontributit historik dhe nismës së re politike antikomuniste
Si një shtetas shqiptar me statusin e ish të përndjekurit politik dhe njëkohësisht anëtar i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë në Shqipëri, dëshiroj të shpreh përshëndetjen dhe vlerësimin tim për kontributin e kësaj shoqate dhe në mënyrë të veçantë Kryetarin e Shoqatës Zotin Et’hem Fezollari, për veprimtarinë e saj dhe për përpjekjet e vazhdueshme në mbrojtje të kujtesës historike, dinjitetit njerëzor dhe vlerave të demokracisë.
Historia e të përndjekurve politikë është pjesë e pandashme e historisë sonë kombëtare. Vuajtjet, sakrificat dhe qëndresa e mijëra familjeve shqiptare gjatë diktaturës komuniste nuk duhet të harrohen kurrë, por duhet të shërbejnë si kujtesë dhe përgjegjësi për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.
Për këtë arsye, e përshëndes nismën e ndërmarrë nga kjo shoqatë për krijimin e një force të re politike me emërtimin “Partia Perëndimore Antikomuniste Shqiptare,” (PPASH), si një zhvillim të ri në përpjekjet për të artikuluar publikisht dhe politikisht vlerat Antikomuniste, Demokratike dhe Perëndimore.
Besoj se kujtesa historike, drejtësia për të përndjekurit politikë, respektimi i lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, Shteti i së Drejtës dhe orientimi Euroatlantik janë çështje që meritojnë vëmendje dhe angazhim të vazhdueshëm qytetar.
Uroj që kjo nismë të shoqërohet me përgjegjësi, unitet, transparencë dhe përkushtim ndaj interesit Kombëtar, duke ruajtur gjithmonë respektin për sakrificat e atyre që vuajtën dhe humbën gjithçka për shkak të bindjeve të tyre politike.
E kaluara nuk duhet të harrohet, Drejtësia nuk duhet të vonohet dhe e ardhmja duhet të ndërtohet mbi lirinë, demokracinë dhe dinjitetin njerëzor.
Me respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata që vuajtën dhe qëndruan përballë diktaturës komuniste.
Me Respekt dhe mirënjohje!
Avokat Gjergj Neli


Burimi/Facebook


Leave a Reply