Miq,
Shteti përfundimisht ka rënë! Shefja e shërbimit informativ të një vendi anëtar të NATO-s ka marrë sot masë arresti. Siguria kombëtare edhe de jure ka rënë.
A është në Shqipëri Zonja Hyseni apo edhe ajo është larguar?
Ky i sotmi është lajm më i rëndë edhe se vetë urdhër arresti për Kryeministrin pasi Shefi i Shërbimit Informativ është niveli më i lartë i inteligjencës në një vend. Kur ka dyshime për këtë individ që ulet në tryezat dhe merr informacione të inteligjencës së NATO-s, mendoni pozicionin qesharak që ka Shqipëria në instititucionin më të lartë të sigurisë në botë.
Dhe e gjitha kjo ndodh në një kohë kur Kryeministri ndodhet jashtë vendit duke u argëtuar në dreka me bashkëatdhetarë nëpër botë, në një kohë që duhej të ishte në takime zyrtare me krerë shtetesh.
E pra ky është fundi i shumëpritur. E zhveshën lakuriq dhe fatkeqësia është që na zhveshën të gjithëve dhe morri me vete edhe emrin e Shqipërisë, sepse ne nuk mundëm ta zhduknim më parë këtë monstër të sëmurë ashtu siç bëjnë të gjithë popujt e civilizuar.
Takimi i ekspertëve të FBI-së në Tiranë nuk ishte koinçidencë, dhe as nxjerrja e përgjimeve të shitjes së Shqipërisë si plaçkë lufte….
Tani s’ka më vlerë as një masë e re për ish-Zv. Kryeministren e as për bashkëpunëtorë të tjerë të kreut të organizatës. Tani të presim mbylljen e filmit që zgjati 13 vjet dhe përfundimin e Kryemafjes e Autokratit të fundit shqiptar, që e dogji vendin si Neroni….
Ky është momenti që duhet të ngrihet i madh e i vogël, e këtë rradhë për të shpëtuar fytyrën tonë si popull e jo thjeshtë për të rrëzuar diktatorin e fundit, sepse këtë të fundit tashmë e rrëzuan aleatët e vërtetë të Shqipërisë…
Burimi/Facebook


Leave a Reply