Kjo është një aksiomë, e thellë morale dhe patriotike.
Ajo funksionon si një shkallëzim tragjik, i rënies shpirtërore të njeriut, një udhëtimi i zi, që nis, me një tundim individual dhe përfundon, në tradhti kombëtare.
Përshkrim Filozofik e Moral
Kjo thënie, është një anatemi e pafalshme, ndaj degradimit njerëzor.
Ajo zbulon se korrupsioni, nuk është vetēm, një shkelje ligjore, apo një përfitim i paligjshëm, por është, një goditje fatale, ndaj dinjitetit personal dhe ndaj Atdheut. Në momentin që njeriu pranon korrupsionin, si mjet, ai zhvishet vullnetarisht, nga e vetmja veshje, që e bën me vlerë. Vyrtiti.
Një njeri pa vyrtit, është një mburojë e thyer, ai nuk i përket as vetvetes, as tokës që e shkel, sepse ka shitur ndërgjegjen e tij.
Kjo është një thënie, me gdhendje lajtmotivi kombëtar.
Ajo lidh drejtpërdrejtë, me karakterin e individit, me fatin e Atdheut. Korrupsioni këtu nuk paraqitet, si një krim pa viktima, por si tradhëti e lartë ndaj vendit tënd.
Ai që shkel mbi vyrtitin, për interes personal, pashmangshmërisht, tradhton gjakun, amanetin dhe të ardhmen e vendit të tij.
Atdheu nuk mbrohet vetëm me armë në kufi, por me pastërti moraliteti, në çdo detyrë.
Korrupsioni josh mendjen.
Vyrtiti braktis shpirtin.
Kjo është një thirrje e përjetshme, për ndërgjegjen e gjithsecilit, e cila na kujton, se ndershmëria është tulla e parë, mbi të cilën ngrihet, liria dhe dinjiteti i një kombi !
Nuk ka Atdhe pa Vyrtit, dhe nuk ka Vyrtit, aty ku sundon Korrupsioni !
Burimi/Facebook


Leave a Reply