🔹️Nëse do të vazhdohet me narrativën “Rama n’burg, Berisha n’burg” dhe të anatemoni e përjashtoni opozitarët e vërtetë (e ketu nuk e kam fjalën për kupolën aktuale të PD-së që jeton në realitet paralel);
– Berisha jo e jo, por as Rama që e ka dosjen sa një mal nuk do të shkojë në burg! E ju nuk do keni asnjë mundesi praktike ta rrëzoni klikën kriminale që ka marrë peng shtetin dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj!
🔹️Nëse do të vazhdohet me shembjen e të gjithë sistemit të vjetër dhe “Shqipëri të Re”;
– jo vetëm sistemi nuk do preket e nuk do të kemi Shqipëri të Re por do të vazhdojmë të humbim pak nga pak edhe këtë që na ka ngelur;
🔹️Nëse do të vazhdoni me britmat “Revolucion, revolucion”;
– Ju as nuk keni mësuar asgjë nga historia e revolucioneve dhe katastrofave të tyre por as nuk jetoni në Shqipërinë dhe realitetin e vitit 2026!
Jeni krejt ufo e jashtë galaktikës!
🔹️Nëse protesta do të vazhdojë të dirigjohet nga matrapazët me kapuç e pa kapuç të OJQ-ve, arrivistët dhe veglat e shumëpërdorura të Sorospartive dhe sektit famëkeq “rivdekës”!
– Jo vetëm që nuk do shkoni asgjëkundi dhe do të shpërdoroni momentumin që nuk mund ti vijë më Shqipërisë për dekada por do mbani përgjegjësinë historike të shuarjes së energjisë që vërtet mund të sillte dhe mund të sjellë ndryshimin e shumëpritur!
***
Unë para ca ditësh kam paraqitur një listë shumë të gjatë kërkesash që unë do të doja të realizoheshin nga Protesta!
Këtë e kam bërë jo se besoj se ato mund të realizohen por që lexuesit dhe ndjekësit e kësaj faqeje të kuptojnë brendinë dhe botëkuptimin tim politik! Realiteti është që shumica janë praktikisht të parealiźueshme në kushtet ku ndodhet vendi!
Që kjo lëvizje qytetare të ketë realisht sukses e të mos sfumohet do të duhet:
1. Të ulet me këmbë në tokë e të shohë realitetin në sy e jo endërra në diell që mbeten vetëm ëndërra!
2. Të heqë nga nga drejtimi njerëzit me axhenda personale dhe të padronëve realë të tyre si dhe të heqë nga fjalori sloganet dhe parullat utopike, neomarksiste e revolucionare pseudopatriotike që nuk i sjellin asnjë dobi Shqipërisë së sotme!
3. Të heqë dorë nga ideja e krijimit të një subjekti politik i cili në kushtet e sistemit të sotëm të kapjes se çdo hallke të shtetit nga patronazhimi kriminal nuk do të sillte asgjë të re e të dobishme.
4. Të përshkallëzohet protesta duke e zhvendosur edhe gjatë ditës dhe të aplikohet mosbindje civile anembanë vendit 24/7!
5. Të krijohet një BORD I PROTESTÊS me figura të besueshme në publik e pa njolla të së kaluarës së tyre e të tillë ka sa të duash.
Ky bord to të paraqiste kërkesat e ARËSYESHME e të REALIZUESHME dhe do të përfaqësonte vullnetin e protestueseve përballë PARLAMENTIT që do të miratonte këto kërkesa që do të ekzekutoheshin nga QEVERIA TEKNIKE me mandat 1 vjeçar!
Largimi i Ramës dhe dorëzimi i tij Prokurorisë Speciale do të ishte kusht i PANEGOCIUSHËM!
Pra, Shqipërisë i duhet me patjeter largimi i Ramës
– Çmontimi i Patronazhimit të votuesve si kusht për çkapjen e shtetit.
– Zhbërja e te gjitha Ligjeve të miratuara nga Ligji ‘Fusha’, Imvestinet Strategjike, Zonat e Mbrojtuara, të gjitha koncesionet kriminale me firma guaskë offshore!
– Ligj Zgjedhor si i Kosovës (kuptohet i adaptuar pa ulëset e garantuara minoritare) me pragun 5 % ose rikthimi i Kodit të para 2008es por të mbahet pragu 5% në çdo rast!
– Përgatitja e një Kushtetute të Re se kjo që kemi ka kaq shumë arrna sa nuk dallohet më origjinali!
Dhe përfund, ne Mërgata Shqiptare (këtu përjashtoj Diasporën Majko-Haçkiste) jemi gati të kontribuojmë në këto momente historike për atdheun tonë të përbashket e jemi gati të ju mbështesim por kurrë nuk do bëhemi fasadë levizjesh e pseudorevolucionesh neomarksiste apo sorosiste të çfarëdo soji!
©️Milaim Nela
Londër, 22 Qershor 2026.
Burimi/Facebook


Leave a Reply