Peqin 20 Nentore 1912; 20 Nentore 2026. Kontributet e Bashkise Peqin ,i intelektualeve dhe i popullit te Peqinit per Pavaresine Kombetare:DOKUMENTI ME VLERA KOMBETARE i parise se Peqinit i hartuar me 20 Nentore 1912 ne Peqin pra 114 vite me pare: MANDATI ORGJINAL I PARISE SE PEQINIT ME 20 Nentor 1912,shkruajtur ne gjuhen shqipe dhe osmanisht,ku ne te cilin mandatonte dy delegatet e tije per ne Kuvendin Kombetare per Shpalljen e Pavaresise.Ky eshte nje Mandat me vlera kombetare se eshte shkruajtur dhe ne gjuhen shqipe ne dallim me mandatet e qyteteve te tjera shqiptare qe u shkruajten vetem ne gjuhen osmane.Ate histori te 114 viteve me pare te qytetit tone, te asaj vjeshte te bekuar te 1912 e konideroj si fondin me te arte dhe me me vlere te historise se Peqinit tone,te historise se Flamurit dhe Pavaresise tone,te asaj historia qe na ben ne qytetareve te Peqinit dhe brezave qe do vijne qe te jemi krenare per paraardhesit tane.Mandati i Parise se Peqinit orgjinal i shkruajtur shqip dhe osmanisht me 20 Nentore 1912 i cili doli per here te pare ne emisionin Opinion te Blendi Fevziut nga koleksionisti Eros Hoxha.Ky dokument i rralle dhe orgjinal i ben ndere dhe krenari Peqinit tone si nje qytet me nje kontribut te rendesishem ne shpalljen e pavaresise se Shqiperise nga Perandoria Osmane. I vetmi dokument i shkruar dhe ne gjuhen shqipe nga administrata e Perandorise Osmane ne Peqin eshte e rralle dhe shum e guximshme per ato vite ku dokumenti i parise se Peqinit per Pavaresine Shqiptare eshte i vetmi qe shkruhet ne gjuhen shqipe me keto fjale tekstualisht : NE PARIA E PEQINIT I JAPIM GJITH TE DREJTAT KRYEQEVERITARIT TE KETUESHEM Z.DERVISH BEJ ELBASANI DHE Z.MAHMUD KAZIU PER ME U MANDUE PER SHPETIMIN E SHQIPNISE E SI TE JETE ME MIRE PER TE.Dervish Bej Bicakciu ne ate periudhe kryente detyren e Nenprefektit te Peqinit ndersa Mahmud Efendi Kaziu kryente detyren e Kryetarit te Bashkise.Ne ato vite nga paria e Peqinit kishte nje numer intelektualesh te qytetit qe kishin mesuar te shkruanin dhe ne gjuhen shqipe dhe ishin bere dhe mesueset e pare te gjuhes shqipe si:Mahmud Efendi Kaziu,Adem Efendi Gjinishi,Kryemyderizi Sulejman Efendi Kuqi.Sheh Tahsim Gjinishi.Myftiu Abdyl Baki Biça, Jonuz Bedalli,Beqir Dibra.Andrea Ikonomi.Abdurrahman Beheluli,Demir Godelli,Sulejman Shqarri,Hysen Ballhysa,Hysen Peza.Mandati ne mundesite me te medha duhet te jete shkruajtur nga patrioti dhe intelektuali i shquar Mahmud Efendi Kaziu. Mandatin e Parise se Peqinit eshte firmosur dhe vulosur nga 20 institucione te qyteti gje qe duket qarte nga vulat ne Mandat.Ne foto eshte Mandati orgjinal i Parise se Peqinit,si dhe sheshit para kalase se Peqinit ne 1912.Fotot poshte jane dhe dy delegatet e mandatuar per ne Kuvendin e Pavaresise i pari majtas eshte Mahmud Efendi Kaziu Kryetari i Bashkise se Peqinit ne vitin 1912 dhe foto djathtas Dervish Bej Biçakçiu Nenpfefekti i Peqinit ne vitin 1912.Foto e fundit Peqini 1912.




Burimi/Facebook


Leave a Reply