Per aresyet specifike qe ka Kosova ne Rajon…Izraeli nuk duhet ta bente e nuk duhet ta beje kurresesi kete veprim .
Shto ketu edhe historine e nje lloji krejt te vecante qe egziston nder dekada mes dy kombeve e dy popujve tane…
Ende nuk e di saktesisht dhe egzaktesisht si qendron e verteta …por nje lajm te tille po e lexoj pothuajse kudo.
Ndaj dhe ftoj qeverine e Kosoves, ministrine e saj te jashteme apo qofte edhe presidenten Shiroka Pulaj a kryeministrin Kurti te prononcohen zyrtarisht e publikisht reth lajmit ne fjale.
Nuk dua ta ve doren ne zjarr e te them se ne kete histori mund te kete dore e mund te kete ndikuar edhe kryeministri shqiptar Rama i deklaruar si antishqiptar e antikosovar i terbuar e kohet e fundit edhe mik per koke i Izraelit …pasi nga ai cfare nuk pret..
Thuhet se vendimi nga qeveria izraelite eshte marre pak dite me pare e se behet fjale per nje transferim te ambasades ( deri me sot Zyres se tyre Dipllomatike ) e te ambasadorit te tyre prej Prishtine ne Tirane .
Ne qofte vertet keshtu…histori tjeter kjo…
Sepse kjo eshte praktike e njohur ne dipllomacine boterore ku nje shtet e nje ambasador i tij mund te perfaqesohet e te mbuloje nje ose me shume shtete njeheresh sidomos kur behet fjale per shtete fqinje me njeri tjetrin
Eshte gjithashtu e drejte e cdo shteti qe kur lidh maredhenie dipllomatike me nje shtet tjeter te perfaqesohet ne mos me ambasador e ambasade …edhe me te derguar special, keshilltar special, aidinder …konsull a konsullate etj…
Por si ka mundesi qe ne kete rast Izraeli njofton mbylljen e ambasades se tij ne Prishtine e transferimin e saj ne Tirane kur vete ambasada hebraike ne Shqiperi ka kohe qe zyrtarisht eshte deklaruar e mbyllur (???)
Ta kene cuar valle ambasaden e tyre ne Tirane apo ne Teheran ( ketu s’ besoj se jane ne lufte me njeri tjetrin )…por ndoshta ne Trinidad Tobago..po.
Nese Izraeli e ka marre kete vendim pas ngjarjes se 14 nentorit 2026 ku gjate nje ndeshje futbolli ne Prishtine mes Kosoves e Izraelit ku tifozet vendas fershellyen Himnin izraelit e disa futbolliste te Kosoves ulen kokat gjate ekzekutimit te tij ne shenje proteste ndaj gjithe asaj masakre qe po ndodh ne Gaza e ne shenje solidarizimi me viktimat e atjeshme te pa fajeshme …atehere ky eshte nje turp i madh per vete Izraelin shtetin e qeverine e tij te sotme…
Srpse nuk dua ta besoj qe maredheniet e miqesia e tij me Kosoven shqiptare e me kombin e popullin shqiptar vlen sa nje top a sa nje ndeshje futbolli….apo qofte edhe sa nje ulje koke lojtaresh a fershellime himni prej tifozesh.
Apo me keq akoma… kur ne rastin ne fjale kemi te bejme me nje lloj hakmarrje gjithesesi krejtesisht te pa vend .
Vertet Izraeli e njohu Kosoven shqiptare dhe kjo ne rafshin politik nuk ishte pak per ne shqiptaret por mos harroni ama se…e njohu pas kembenguljes e urdherit te presidentit amerikan Trump.
Madje e njohu vetem me kusht…ne menyre qe ambasada e Kosoves ne Izrael te vendosej ne Jerusalem e jo ne Tel Aviv…dhe per hir te shume gjerave Kosova e pranoi edhe kete kusht ani pse shtetet qe e c’ vendosen ambasaden e tyre prej Tel Avivi per ne Jerusalem numerohen me gishtat e njeres dore…
Tani…ju dashnoret e thekur te Izraelit qe keto dite s’ keni lene lloj mllefi e urrejtje pa shprehur ndaj djelmoshave te Kosoves e ndaj publikut te pranishem ne ndeshjen Kosove – Izrael …dini gje si eshte puna e si qendron e verteta reth lajmit te mbylljes se ambasades hebraike ne Prishtine e transferimit te saj ne Tirane kur edhe atje pefaqesia dipllomatike e tyre ka ca kohe qe eshte deklaruar e mbyllur…(???)
Kjo eshte miqesia e madhe Izrael – Shqiperi …kjo eshte ” mirenjohja ” e tyre ndaj kombit e popullit shqiptar te cilit ata i detyrohen historikisht sepse i mbrojten e i shpetuan nga shfarosja naziste gjate luftes se 2 boterore…si asnje vend e asnje lloj populli tjeter ne bote…
A.R D.
Burimi/Facebook


Leave a Reply