A vetëm sot, kur po fillon fushata dhe pazaret nën tavolinë, po e nxjerr kryet kjo parti e dështume ndaj malësorëve?
Malësorët po vuajnë çdo ditë mungesën e shërbimeve bazë. Partia Demokratike i ka lanë në harresë. Malësia e Madhe ka nevojë për frymë të re, për djem e vajza që e duan Malësinë e Madhe, jo për figura të vjetra që kanë mbushë xhepat në kurriz të malësorëve.
Partia Kombëtare Konservatore Albania – Asambleja Malësi e Madhe do të shkojë shpi për shpi, për me ju kërkua votën dhe me ju kallzua të vërtetën për pazaret që fshihen nën tavolinë, nga pozita dhe opozita, të cilat nuk janë të zonjat me thanë se çfarë kanë ba për Malësinë e Madhe gjatë këtyne 36 viteve, me një vepër apo investim për të cilin mund të krenohen.
Asambleja jonë do të dalë me një kandidat ose kandidate që e don Malësinë e Madhe, edhe po të jetë nevoja me rrezikua përballë kësaj klase politike të kalbë, që vetëm ka vjellë mbi Malësinë dhe malësorët tash 36 vjet.
Malësia e malësorëve, jo e të pafytyrëve! Ata që ta thonë rrenën për të vërtetë, intrigën për zhvillim dhe përçarjen si zgjidhje, sikur me qenë bashkia pronë e tyne.
STOP HAJNISË!
STOP INJORANCËS!
STOP PËRÇARJES!
Rroftë Malësia e Madhe, me djem e vajza të reja, të ndershme e të afta për me zhvillua të ardhmen e fëmijëve tanë!
Burimi/Facebook/Partia Konservatorealbania Malsiaemadhe


Leave a Reply