Kur për herë të parë (dhe të fundit, ndoshta😜) pata mundësinë të flas publikisht në parlament.
Aty direkt e kuptova se jeta publike i përket debatit, kritikave por edhe lavdeve. Desha një folëse publike, tani dëgjoi të mirat dhe të këqiat! Angazhimet e daljet e shpeshta televezive, të shkepusin nga dimensioni shtëpiak e të katapultojnë në një dimension ky një veprim i yti mund të mos jetë vetëm i yti. Apo dhe angazhimi si keshilltare bashkiake, veprimet e mia influencojnë direkt apo indirekt jetesën e komunitetit. Nga këtu, në të voglën time kam lexuar nëpër rrjetet sociale kritika, aludime nga më fantaziozet. E bashkë me mua i lexonte, im shoq, im vëlla, ime motër e shumë familjarë e miq që më kanë xhan.
Shpesh më është dashur ta zbus komentin më tepër për ata se për vete.
Jeta dhe angazhimi publik i përket kritikave dhe lavdeve ndërsa u jam mirënjohëse të gjithë familjarëve të mi që edhe pse u është dashur të gëlltisin nga më të ndryshmet, kanë ditur të heshtin e mos përzihen në aspektin publik.
Jetojmë në një vend të vogël, mirë e keq e njohim njëri tjetrin dhe familjarisht por në momentin që merr një angazhim publik, kritikat ndaj funksionit janë të paevitueshme.
E nëse nuk e kuptojnë sidomos familjarët, ky do të jetë një problem i tyre jo i atij që kritikon me apo pa të drejtë funksionin publik, jo familjarin e shpisë tyre.
Kjo bota dixhitale na mori në qafë!
Burimi/Facebook
Burimi/Facebook


Leave a Reply