Lajmi i publikuar që po qarkullon sot Për heqjen e Ahmet Krasniqit dhe të personaliteteve të tjera nga lista e dëshmorëve të Kosovës Nuk është një lajm i zakonshëm. Është një çështje që prek historinë, kujtesën kombëtare Dhe dinjitetin e familjeve të njerëzve që u vranë për Kosovën.
Por pyetja që duhet shtruar është shumë më e madhe Kush po luan me emrat e dëshmorëve Dhe kujt po i shërben publikimi i një lajmi të tillë pikërisht sot?
Ahmet Krasniqi, Bajram Kelmendi, Kastriot dhe Kushtrim Kelmendi, Fehmi Agani, Enver Maloku dhe Mark Malota Janë emra që lidhen me një periudhë të rëndë të historisë sonë. Ata u vranë në vitin 1999,. Ndërsa Kosova përballej me luftën, represionin dhe përpjekjet për liri. Një pjesë e këtyre personaliteteve ishin pjesë e LDK-së dhe të rezistencës politike Të udhëhequr nga presidenti Ibrahim Rugova.
Sot, pas kaq shumë vitesh, Dikush na sjell një lajm të tillë. I cili tashmë është kundërshtuar edhe publikisht Si dhe nga Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti,
Prandaj nuk mjafton vetëm të publikohet një lajm në medis apo rrjete sociale Duhet të dihet se mbi çfarë dokumentacioni është mbështetur Dhe pse është zgjedhur pikërisht ky moment për ta bërë publik. A po synohet të hapet një debat i vërtetë për kriteret ligjore. Apo po tentohet të krijohet një përplasje e re politike dhe historike? A po tentohet të goditet trashëgimia politike e Ibrahim Rugovës. Apo dikush po kërkon të zhvendosë vëmendjen e opinionit publik nga çështje të tjera? Dhe sidomos nga votimi në Kuvën për Ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë.?
Nuk po them se kemi përgjigje për këto pyetje. Por Qeveria Kurti ka detyrim publil Të sqarojnë publikun në mënyrë institucionale. E jo me rreagime në fb. Pasi me emrat e dëshmorëve nuk bëhet politikë ditore. Me historinë nuk mund të luajë asnjë qeveri.
Nëse ka gabime ligjore. Le të korrigjohen. Nëse ka vendime administrative. Le të publikohen. Nëse dikush ka përgjegjësi. Le të japë llogari, e mbajë përgjegjësi ligjore. Pasi askush nuk duhet të mendojë se mund ta rishkruajë historinë e Kosovës sipas interesave të ditës. Kosova nuk është pronë e asnjë partie. Dëshmorët nuk janë pronë e asnjë pushteti. Historia nuk është pronë e atyre që sot kanë çelësat e institucioneve.
Kush po luan me këto emra.? Pse po e bëjnë sot.? Dhe kujt po i leverdis hapja e këtij debati.? Këto janë pyetjet që presin përgjigje nga institucionet Dhe nga ata që e kanë vënë këtë çështje në qendër të debatit publik.
Sepse ky lajm nuk mundet të mbetet anonim. As nuk mundet të anashkalohet. Dhe Albin Kurti ka një detyrim për të dhënë para opinionit publik.
Kujdes spiunët.
Burimi/Facebook


Leave a Reply