I-KISHA E SHEN MERISË E VAUT TË DEJËS E SHEK. XIII
Në shtator tw vitit 1672 Stefano Gaspari informonte se Shën Maria Magdalena, ishte pa pasuri., ndërsa banorët shkojnë për meshë përtej Drinit, në qytetin e shkatërruar të Sardës (Shurdhahut), në kishën Zoja Nunciatë-tashmë e shkatërruar edhe ajo” .
Ndërsa në vitin 1967, ndodhi shkatërrimi më i mbrapmë i Kishës së Shën Mërisë së Vaut të Dejës.
Ishte ndërtuar që në vitin 1290. Këtu u pagëzua Gjergj Kastriotit me Donikën. Shkatërrimi u krye me eksploziv, me urdhër të terroristit Mehmet Shehu” .
II-MANASTIRI I ARDENICES (Lushnje)
Pjese e Kompleksit te Manastirit të Ardenices është Kisha e Shën Triadës, e ndërtuar në shekujt XIII- XIV (në kohën e Principatës Arbnore të “Despotatit të Epirit”). Në këtë vend të shenjtë thuhet se vuri kunorën e martesës Gjergj Kastriot Skënderbeu me princeshë Andronikën (Donikën)- bijën e Gjergj Arianit Komnenit, në maj të vitit 1451.
III-KISHA E SHËN NDOJT NË RODON
Kisha së Shëna Ndojt në Rodon.
Sikurse e dimë, Rodoni pati një skelë që e përdorte Gjergj Kastrioti Skënderbeu si portin e tij detar, por aty ai ndërtoi dhe një kështjellë pas rrethimit të parë të Krujës prej ushtrisë perandorake osmane. Kështu, në vitin 1450 nisi, ndërsa në vitin 1452 përfundoi ndërtimi i Kështjellës së Rodonit. Gjatësia e murit ishte rreth 400 metër lineare, ndërsa në këndet e këtij muri rrethues u ndërtuan kulla roje në forma të rrumbullakëta. Pas rënies së Krujës dhe të Shkodrës, Rodonin e morën në vitin 1500 venedikasit deri në vitin 1502, kur edhe Lezha e Durrësi u pushtuan nga osmanët.
Aty pranë ka dhe një kishë, ku Gjergj Kastrioti u pagëzua me Donikën.
Nga shumë burime bibliografike (Dhimitër Frangu, Marin Barleti) e dokumentare, rezulton që Rodoni ishte dalja e vetme (port i vogël) në det, ndërkohë që Dubrovniku në Dalmaci ishte vendi tjetër i sigurtë për të, në rrugëtimet që bënte drejt Venedikut, Romës, Napolit etj.
“Kisha e Shën Ndojt ngrihet në një qafë të ulët mes dy kodrave, pranë bregut të detit. Pranë kishës dikur ngrihej një manastir. Nga dokumentet historike haset përmendja e manastirit të Shën Mërisë, por edhe Manastiri i Shën Ndojt. Studiuesit mendojnë se kisha e Shën Ndojt duhet identifikuar me manastirin e Shën Mërisë. Një mendim shprehet për ndërtimin nga ana e motrës së Skënderbeut për murgeshat e Shën Klarës. Në anën e jashtme kisha karakterizohet nga harqet e mprehtë mbi pilastra që kalojnë përgjatë mureve veriore e jugore. Ndoshta ky ndërtim i takon shek. XIV. Monumenti i takon arkitekturës romaniko-gotike” .
IV-MANASTIRI I DEÇANIT
Këtu Gjergj Kastrioti i pati dhuruar këtij manastiri shandanin (objektin ndriçues), i cili ndodhet dhe sot aty…
Shenim: KY MATERIAL MBESHTETET të dhëna arkivore, bibliografike, si dhe nga të dhënat e Arkivit të Institutit Kombëtar të Monumenteve prane Ministrise Kultures në Tiranë
Gjet Ndoj
14 nëntor 2026
Burimi/Facebook


Leave a Reply